Home / Lajme / Maqedoni / Arifi: Raporti i KE-së deri tani më pozitiv, korniza e propozuar impuls shtesë për eurointegrimet

Arifi: Raporti i KE-së deri tani më pozitiv, korniza e propozuar impuls shtesë për eurointegrimet

12 tetor-Marrëdhëniet ndëretnike janë notuar në masë reale dhe korrekte. Konsideroj se veçanërisht është jme rëndësi siç propozohet nga BE-ja t’i ndjekim linjat e Marrëveshjes së Ohrit si një ndër garabcat e stabilitetit dhe kohezionit të brendshëm si një ndër garancat për intehrimet në BE dhe NATO.

Raporti i KE-së për përparimin e Maqedonisë është më pozitiv deri tani, ndërsa korniza e ofruar për zgjidhjen e kontestit për emrin në fazën e hershme nga fillimi i negociatave është një moment shumë i rëndësishëm dhe impuls shtesë lidhur me eurointegrimet, të cilin maksimalisht duhet ta shfrytëzojmë, vlerësoi zëvendëskryeministrja për eurointegrime Teuta Arifi në konferencën e sotme për shtyp me rastin e publikimit të Raportit.

“Kornizën të cilën e propozoi eurokomisariati Fyle për negociatat për anëtarësim dhe negociatat për emrin është në frymën e qasjes krijuese, e cila deri tani e ka praktikuar KE-ja, ndërsa ka për qëllim të kontribuohet ppr ruajten e fokusit ndaj euronitegrimeve. Ky është një moment shumë i rëndësishëm dhe duhet maksimalisht ta shfrytëzojmë këtë atmosferë pozitive dhe para së gjithash mbështetjen, e cila vjen nga partnerët tanë në BE dhe të vazhdojmë me intesitetin e njëjtë të punojmë në reformat nga axhenda jonë. Gjithashtu të ndërtojmë edhe marrëdhënie të mira, pozitive dhe transparente. Gjithashtu është me rëndësi që KE përmes propozimit në kornizë të tillë dëshiron të japë impuls pozitiv për vendin tonë dhe beson se do ta ruajmë qasjen tonë kontruktive në negociatat, por edhe në proceset të cilat mundësojnë integrim më të lehtë në BE, që është qëlimi ynë strategjik”, theksoi Arifi.

Zëvendëskryeministrja u përqëndrua edhe për memorandumin për mirëkuptim të propozuar nga ministri grek i Punëve të Jashtme Dimitris Avramopulos.

“Për memorandumin konsideroj se duhet të kemi atmosferë të plotë pozitive. Mendoj se Ballkani ka nevojë nga potiviteti në debatin për BE dhe vlerlsoj se vendet anëtare të BE-së nga fqinjësia duhet ta mbështesin zgjerimin e Unionit shkak më shumë që të gjitha anëtaret të jenë në një sistem të njëjtë”, theksoi Arifi.

Ajo informoi se Sekretariati për çështje evropiane tashmë ka bërë analizë për secilin kapitull veç e veç që të bëhet përmbledhje e prëgjithshme e rezultateve të deritashme dhe të rekomandimeve për përmirësime të mëtejshme sipas sferave.

“Dhe pas kësaj analize mbetet përshtypja se bëhet fjalë për një raport shumë pozitiv ku janë notuar rezultatet e rëndësishme dhe realizimet e obligimeve të cilat dalin nga procesi i eurointegrimeve. Ky sukses është rezultat i angazhimit maksimal të institucioneve, sektori OJQ dhe partnerët tanë nga KE-ja”, tha Arifi.

Ajo nënvizoi se analiza e bërë do të jetë bazë e parë për formimin e udhërrëfyesit të dytë, për të cilin ishim të obliguar nga ana e Qeverisë dhe me të cilin do të adresohen çështjet të cilat mbesin shumë të rëndësishme për ne, si edhe ta ruajmë dinamikën në marrëdhënie të mira me BE-në.

Lidhur me reformat në administratë, theksoi se për këtë çështje çdoherë kemi qenë të vetëdijshëm duke pasur parasysh se kjo pjesë ishte pjesë edhe nga dialogu i nivelit të lartë. Është adresuar shtoi, përmes ndërtimit të kornizës më efikase ligjore për adminsitratën publike, ndërsa punohet edhe me përfaqësuesit e BE-së dhe pret që vitin e ardhshëm vendi të përmirësohet për disa vlerësime më shumë lidhur me këtë çështje.

Marrëdhëniet ndëretnike janë notuar në masë reale dhe korrekte. Konsideroj se veçanërisht është jme rëndësi siç propozohet nga BE-ja t’i ndjekim linjat e Marrëveshjes së Ohrit si një ndër garabcat e stabilitetit dhe kohezionit të brendshëm si një ndër garancat për intehrimet në BE dhe NATO.

Sipas saj, BE çdoherë ka treguar konstruktivitet të madh dhe mirëkuptim për procesin e zgjerimit. KE dhe BE në tërësi treguan angazhim të madh që të gjindet rrugë nëpër të cilën do të hapëronin të gjitha vendet e EJL-së, ndërsa bisedimet me Greqinë mbesin në suaza të KB-ve.

Për atë se disa e kritojnë Raportin, Arifi thotë se është bërë analizë komparative për raportet paraprake se është “shumë, shumë më i mirë

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *