Home / Sport / Asani ndal Telin, Agollin dhe Muharemin

Asani ndal Telin, Agollin dhe Muharemin

Në kampionatin elitar të futbollit në Azerbejxhan, në kuadër të javës së 8-të u zhvillua një përballje interesante, në të cilën shkupjani Bujamin Asani me Kepezin e tij u përball me ekipin favorit të Qarabahut, ku luajnë dy reprezentuesit e Shqipërisë, Ansi Agolli dhe Admir Teli, si dhe shkupjani Muharem Muharem.

Ndeshja në fjalë është mbyllur me barazimin 0:0, duke bërë që Asani në një mënyrë të ndalë treshen tjetër nga pala rivale Teli, Agolli, Muharem. Asani është aktivizuar për 90-të minuta te Kepezi, e cila interesant prej ku angazhoi ish-futbollistin e Rufesë, ka hyrë në seri pozitive dhe është larguar nga pozitat e fundit. Ndërkohë te Qarabahu nga 90-të minuta luajtën Teli dhe Agolli, ndërsa Muharem gjithashtu ishte titular, por u zëvendësua në minutën e 70-të. Pas 8-të javëve të zhvilluara, në kampionatin që numëron 12-të skuadra, Kepezi mban pozitën e 10-të me 7-të pikë të tubuara, ndërsa Qarabahu është në vendin e dytë me 13-të pikë, 5 më pak se lideri i renditjes, Simuriqi.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *