Home / Sport / AVB: Liga e Evropës, ndëshkim për klubet angleze

AVB: Liga e Evropës, ndëshkim për klubet angleze

Menaxheri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas, thotë se klubet angleze e shohin Ligën e Evropës si ndëshkim, në prag të ndeshjes së sotme ndaj Panathinaikos.

“Profili i kësaj gare është shtuar në vendet tjera, por jo në Angli. Nuk e kuptoj këtë. Unë po ashtu nuk jam në një pozitë të kritikoj qasjet e menaxherëve të tjerë ndaj garës”.

“Por pyetni trajnerin e portierëve, Tony Parks, kur ai e ka fituar Kupën UEFA (paraardhësin e Ligës së Evropës) me klubin tonë në vitin 1984. Kur klubet angleze ishin përjashtuar nga Evropa, ambicie e çdo klubi të vetëm ishte të luajë në garat evropiane”.

“Unë e respektoj garën. Sigurisht mendoj se ajo shihet si ndëshkim në Angli dhe nuk mund ta kuptoj pse. Është një trofe tradicional”, ka thënë Villas-Boas.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *