Home / Lajme / Maqedoni / Avokati i Popillit apelon që fëmijët të mos keqpërdoren dhe të mos pengohen të drejtat e tyre

Avokati i Popillit apelon që fëmijët të mos keqpërdoren dhe të mos pengohen të drejtat e tyre

9 tetor-“Është fakt se Ligji për arsim fillor i përcakton kushtet e përgjithshme për formim të paraleleve, por gjithashtu është fakt se i njejti Ligj ka edhe përjashtime, të cilat u dedikohen asaj kur nuk mundet në vende të caktuara të përmbushen kriteret për formim të paraleles”, tha Memeti.

Apeloj dhe rekomandoj deri te të gjithë kompetentët në kuadër të asaj që do të thonë autorizime të tyre ligjore të mos nxisin dhe të mos lejojnë pengimin e të drejtave të njeriut ose keqpërdorimin e tyre për qëllime të tjera sepse fëmijët janë ardhmëria e shoqërisë tonë, theksoi Avokati i Popullit të Republikës së Maqedonisë, Ixhet Memeti, pas tryezës së sotme të rrumbullakët me temë “Liria e të shprehurit”.

Ai u bëri thirrje ministrit të Arsimit, inspekcionit të arsimit, kryetarëve të komunave, drejtorëve të shkollave dhe prindërve që të jenë të kujdesshëm lidhur me ndërmarrjen e veprimeve të caktuara të cilat, theksoi, sjellin ose i entuziazmojnë fëmijët në atë që do të thotë ndarje dhe pamundësi për realizim të arsimimit në gjuhën amtare.

“Të gjithë të përmbahen nga veprime të cilat mund të sjellin probleme, ndërsa para se gjithash t’u shkaktojnë dëm interesit të mirë të fëmijëve”, deklaroi Memeti.

Avokati i Popullit përkujtoi se arsimi fillor dhe i mesëm janë të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë.

“Është fakt se Ligji për arsim fillor i përcakton kushtet e përgjithshme për formim të paraleleve, por gjithashtu është fakt se i njejti Ligj ka edhe përjashtime, të cilat u dedikohen asaj kur nuk mundet në vende të caktuara të përmbushen kriteret për formim të paraleles”, tha Memeti.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *