Home / Sport / Barca fiton ‘me zor’

Barca fiton ‘me zor’

Barcelona me vështirësi e ka mposhtur Celticun me rezultat 2-1, edhe pse e dominoi takimin nga minuta e parë.

Pas një gjuajtjeje të lirë, për t’i befasuar të gjithë, ekipi mysafir kaloi në epërsi, ndërsa Samaras ishte realizues (18’).

Blaugranët i vendosën lojtarët e Celticut përpara gjashtëmbëdhjetëmetërshit të tyre, por vetëm në fund të pjesës së parë arritën të shënojnë.

Një superaksion të vendasve e konkretizoi Andres Iniesta (45’).

Edhe në gjysmën e dytë u zhvillua i njëjti skenar – katalunasit sulmonin, mysafirët mbroheshin – megjithatë përsëri u desh të pritej deri në fund që Jordi Alba ta shënonte golin e fitores (90’).

Në takimin tjetër të Grupit G që është zhvilluar më herët, Spartak Moska e ka mposhtur Benfican me rezultat 2-1.

Barcelona i prin grupit me nëntë pikë pas tri xhirosh, ndërsa në vend të dytë është Celtic me katër pikë.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *