Home / Sport / Bayerni i pandalshëm, Dortmundi dështon në shtëpi

Bayerni i pandalshëm, Dortmundi dështon në shtëpi

Bayern Munichu njeh vetëm fitore në Bundesliga. Pas tetë javësh regjistron rekord prej tetë fitoresh dhe 24 pikësh të grumbulluara në krye të tabelës.

Bavarezët kanë fituar me rezultat 5-0 në shtëpi të Fortuna Dusseldorf.

Me dy gola të shënuar në pjesën e parë nga Mandzukic (28’) dhe Gustavo (36’) dhe tre të tjerë në gjysmën e dytë, nga Mueller (55’ dhe 86’) dhe Rafinha (87’), Bayerni vazhdoi me formën e jashtëzakonshme në Kampionatin gjerman.

Nga ana tjetër, kampioni në fuqi, Borussia Dortmund, ishte viktimë e Schalkes para tifozëve të vet, në humbjen prej 1-2.

Borussia Dortmundi gjendet në vend të katërt në tabelë me 12 pikë më pak se lideri Bayern Munich.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *