Home / Lajme / Maqedoni / BDI 15.520 amendamente kundër ligjit të ‘branitellave’

BDI 15.520 amendamente kundër ligjit të ‘branitellave’

29 tetor-
“Nuk do të kërkojmë tërheqje të ligjit për shkak se ne nuk kemi mbështetje për këtë. Por, ne jemi kundër një ligji të këtillë, për arsye se sërish do t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë institucionale ta bllokojmë miratimin e tij. Për këtë qëllim BDI-ja po përgatit rreth 15.520 amandamente”, tha koordinatori i BDI-së Talat Xhaferi.

Ligji për të drejta të posaçme të ish-forcave të sigurisë sërish hyri në procedurë kuvendore çpasi Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në kuadër të konfirmimit të rendit të ditës të seancës së 45-të votoi që ai të shqyrtohet me procedurë të shkurtuar. paraprakisht, kur ai në Kuvend shqyrtohej në procedurë të rregullt miratimi i tij u bllokuar nga deputetët me diskutime të gjata madje edhe me marrje të fjalës me heshtje.

Me ligjin rregullohen të drejtat e pjesëtarëve të forcave të sigurisë të Republikës së Maqedonisë dhe anëtarët e familjeve të tyre, ndërsa si të tillë konsiderohen pjesëtarët e MPB-së, Ministrisë së Mbrojtjes dhe përbërjes rezerve.

Edhe kësaj rradhe deputetët nga partitë e shqiptarëve në Maqedoni ishin me qëndrimin se ligji është doskriminuese, se nuk duhet të miratohet, ndërsa ata nga BDI-ja paralajmëruan se sërish do ta bllokojnë miratimin e tij, kësaj here me dorëzimin e mijëra amandamenteve.

“Nuk do të kërkojmë tërheqje të ligjit për shkak se ne nuk kemi mbështetje për këtë. Por, ne jemi kundër një ligji të këtillë, për arsye se sërish do t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë institucionale ta bllokojmë miratimin e tij. Për këtë qëllim BDI-ja po përgatit rreth 15.520 amandamente”, tha koordinatori i BDI-së Talat Xhaferi.

Zijadin Sela nga PDSH-ja konsideron se pika duhet të hiqet nga rendi i ditës dhe se nuk guxon të miratohet një ligj i tillë me procedurë të shkurtuar për shkak se ai është voluminoz dhe i komplikuar.

Pas konfirmimit të rendit të ditës Kuvendi e ratifikoi edhe mandatin e deputetes Marija Rashkoska, me ç’rast e vazhdoi se ancën e 45-të me debat për Raportin e KE-së për progres të Republikës së Maqedonisë për vitin 2012.

Në rend dite të kësaj seance është Interpelanca për punën e kryetarit të Komisionit rregullator për energjetikë të Republikës së Maqedonisë, e parashtruar nga deputetët e opozitës, Propozimi për emërim të anëtarit të Këshillit të NP Radiotelevizioni i Maqedonisë, Propozim-vendimi për konfirmim të përqindjes së përfshirjes nga të ardhurat e përgjithshme të bartësve të licencave për kryerje të veprimtarive energjetike për financim të punës së Komisionit rregullator për energjetikë të Republikës së Maqedonisë për vitin 2013, si dhe Propozimi i planit financiar të Komisionit rregullator për energjetikë për vitin 2013.

Para deputetëve do të gjenden edhe disa ratifikime të marrëveshjeve midis Republikës së Maqedonisë dhe qeverive të vendeve të tjera.

Në rend dite të seancës janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për kulturës dhe Ligjit për Fondin filmik të Republikës së Maqedonisë, që të dy në lexim të dytë, Propozim-ligji për Entin gjeologjik të Republikës së Maqedonisë dhe Propozim-plotësimi i ligjit për lëndë të para minerale, në lexim të dytë.

Deputetët do të debatojnë edhe për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për veprimtari hotelierike, të Ligjit për tokë ndërtimore, të Ligjit për ndërtim, të Ligjit për planifikim hapësiror dhe urbanistik dhe të Ligjit për polici, të gjithë në lexim të dytë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *