Home / Lajme / Maqedoni / BDI dhe PDSH:Ambasadori Rosin ishte mik i shqiptarëve

BDI dhe PDSH:Ambasadori Rosin ishte mik i shqiptarëve

10 tetor-Rosin ka qenë njëri nga diplomatët amerikanë i angazhuar në zgjidhjen e çështjes së Kosovës që nga koha e luftës. Rosin do të mbahet mend jo vetëm si mbështetës i pavarësisë së Kosovës, por edhe si një nga diplomatët e rrallë që ka qenë pjesë e veprimeve konkrete për ruajtjen e sovranitetit të Republikës së Kosovës.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i dërgoi letër ngushëllimi sekretares së shtetit amerikan Hilari Klinton për humbjen e ambasadorit Lorenc Rosin, shef i parë i zyrës amerikane në Kosovë i cili ndërroi jetë nga kanceri në gjak këtë fundjavë.

“Kisha nderin të njoh Ambasadorin Rossin dhe të punoj me të në
ndërtimin e paqes dhe demokracisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Përpjekjet tona të përbashkëta për të promovuar demokracinë, stabilitetin dhe sigurinë u zhvilluan në miqësi të vërtetë dhe të sinqertë, si gjithnjë me diplomatët amerikanë që veprojnë në Ballkan dhe në Europë”, thotë në letrën e tij Ahmeti.

Sipas tij, kontributi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’i sjellë paqe dhe perspektivë EuroAtlantike rajonit është i jashtëzakonshëm dhe Ambasadori Rossin ishte besimtar i devotshëm dhe promotor i këtyre vlerave Amerikane dhe univerzale, të cilat zemërplotësisht i kemi përqafuar edhe ne.

“Ambasadori Rosin dhe familja e tij janë në lutjet dhe mendimet tona. Duke përkujtuar ata që dhanë kontribut për një rajon më të mire, duam që njëkohësisht t’ju sigurojmë që do të vazhdojnë impenjimet tona për të vazhduar bashkëpunimin e afërt me administratën Amerikane për ta sjellë Maqedoninë dhe rajonin në NATO dhe BE”, përfundon letrën e tij të ngushëllimit lideri i BDI-së Ahmeti.

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi ka ngushëlluar ambasadorin amerikan Pol Volers pas vdekjes së ambasadorit Lorenc Rosin. Në letër thuhet se me keqardhje të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të Ambasadorit amerikan, mikut të madh të shqiptarëve Laurence Rosin. “Ambasadori Rosin do të mbahet mend për kontributin e rëndësishëm që dha në lehtësimin e dialogut, ndërtimin e institucioneve demokratike, paqës dhe stabilitetit në Republikën e Kosovës.

Do të mbajnë mend për kontributin e rëndësishëm që ai dha edhe si kryesues i delegacionit amerikan në Konferencën e Rambujesë dhe Parisit.Në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare më lejoni të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta juve, familjarëve dhe të afërmve të të ndjerit”, thuhet në telegram ngushllimin e PDSH-së.

Lorenc Rosin, ka qenë Shefi i parë i Zyrës amerikane në Kosovë, 1999, ndërkaq në kohën e shpalljes së pavarësisë ka qenë zëvendësshef i UNMIK-ut.

Ai ka punuar në Misionin e OKB-së në Kosovë në vitet 2004-2006, për t’u kthyer sërish në janar të vitit 2008, pas shkarkimit të Steven Shok.

Rosin ka qenë njëri nga diplomatët amerikanë i angazhuar në zgjidhjen e çështjes së Kosovës që nga koha e luftës. Rosin do të mbahet mend jo vetëm si mbështetës i pavarësisë së Kosovës, por edhe si një nga diplomatët e rrallë që ka qenë pjesë e veprimeve konkrete për ruajtjen e sovranitetit të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *