Home / Lajme / Maqedoni / BDI-ja i kundërpërgjigjet reagimit të PDSH-së për urimin e Ahmetit dërguar Erdoganit

BDI-ja i kundërpërgjigjet reagimit të PDSH-së për urimin e Ahmetit dërguar Erdoganit

10 tetor-“Mungesën e mbështetjes ndërkombëtarë dhe afirmimit të vet, PDSH-ja nuk duhet ta kërkojë në BDI, por në rradhët dhe veprimet e veta” theksohet në reagimin

Bashkimi Demokratik për Integrim i kundërpërgjigjet reagimit të djeshëm të Partisë Demokratike Shqiptare ndaj urimit të Ahmetit për rizgjedhjen e kryeministrit turk Taip Erdogan në krye të partisë së tij gjatë kongresit partiak duke thënë se është i pakuptimtë.

“Kryetari i Ali Ahmetit pranoi ftesën nga Rexhep Taip Erdogan për
Kongresin e partisë AK të mbajtur në Ankara më 30 shtator 2012, por për arsye të angazhimeve të mëdha në vend dhe në pamundësi të marrë pjesë vetë, dërgoi përfaqësuesit e vet, Sekretarin e Përgjithshëm, Abdylaqim Ademi dhe nënkryetarin Izet Mexhiti”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Bashkimi Demokratik për Integrim dhe lideri Ali Ahmeti në vazhdimësi ka ndërtuar partneritet me komunitetin ndërkombëtar dhe sukseset e arritura të Maqedonisë, i ndajmë me miqtë tanë ndërkombëtarë.

“Mungesën e mbështetjes ndërkombëtarë dhe afirmimit të vet, PDSH-ja nuk duhet ta kërkojë në BDI, por në rradhët dhe veprimet e veta” theksohet në reagimin.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *