Home / Lajme / Maqedoni / BDI në përfundim të 10.000 amendamenteve kundër ‘branitellave’

BDI në përfundim të 10.000 amendamenteve kundër ‘branitellave’

Shkup, 22 tetor 2012 (MIA) -Nga qendra për informim e partisë së Ahmetit theksojnë se, prej më herët kanë kaluar shifrën e shtatë mijë amendamenteve të përgatitura dhe me siguri anëtarët e partisë të cilët janë të angazhuar për këtë çështje, për momentin ndodhen në rrumbullakësimin e shifrës prej dhjetë mijë amendamente.

Me qëllim të bllokimit të Ligjit të “Branitellave”, i cilësuar nga partitë shqiptare si selektues, i njëanshëm dhe i cili nxit tensione ndëretnike në vend, Bashkimi Demokratik për Integrim është në përfundim e sipër të përgatitjes së 10.000 amendamenteve, të cilat do të përdoren si mekanizëm për të ndaluar kalimin e këtij ligji në Kuvend, edhe përmes procedurës së përshpejtuar, të cilën e kanë propozuar Deputetët e VMRO-DPMNE-së, të cilët njëkohësisht janë edhe anëtarë të Komisionit kuvendor për Punë dhe Politikë Sociale, njofton Zhurnal.mk.

Nga qendra për informim e partisë së Ahmetit theksojnë se, prej më herët kanë kaluar shifrën e shtatë mijë amendamenteve të përgatitura dhe me siguri anëtarët e partisë të cilët janë të angazhuar për këtë çështje, për momentin ndodhen në rrumbullakësimin e shifrës prej dhjetë mijë amendamente.

“Është e vërtetë që tashmë disa kohë kanë kaluar prej kur janë përgatitur mbi shtatë mijë amendamente, ndërsa puna e anëtarëve të angazhuar ende vazhdon, dhe sigurt që tani gjithçka është nga fundi. Për të përgatitur këto dhjetë mijë amendamente, në BDI u angazhuan anëtarët e partisë, rinistë, deputetë dhe simpatizantë të tjerë. Me përgatitjen e këtyre dhjetë mijë amendamenteve dëshmojmë edhe njëherë para opinionit shqiptar se jemi të sigurt që ky ligj nuk do të kalojë”, deklarojnë nga qendra për informim e BDI-së.

Diskutimi për kalimin e propozim Ligjit të “branitellave” në procedurë të përshpejtuar, do të hyjë në seancë parlamentare ditën e hënë, më 29 tetor, kur edhe një herë partitë politike maqedonas me në kryer VMRO-DPMNE-në pritet që ti japin mbështetje të fuqishme këtij ligji, i cili do t’i kushtonte buxhetit të shtetit rreth 350 milionë euro. Ndërsa kundërshtim të fortë ndaj këtij ligji përveç BDI-së, do t’i japin edhe nga PDSH dhe RDK.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *