Home / Lajme / Maqedoni / BDI: Nuk bisedohet për zgjedhje të parakohshme

BDI: Nuk bisedohet për zgjedhje të parakohshme

30 tetor-Kuptohet që nëse shikojmë interesin partiak të BDI-së, ndoshta zgjedhjet do të na konvenonin duke pasur parasysh mbështetjen e qytetarëve për BDI-në, megjithatë për ne prioritet është interesi i qytetarëve dhe shtetit dhe vlerësojmë se ai interes për momentin nuk janë zgjedhjet por fokusi në këto obligime nga programi zgjedhor, procesi euro-integrues dhe nënkuptohet këtu hyn edhe Marrëveshja e Ohrit”, tha zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani.

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani ka thënë se partia e tij nuk ka biseduar për kurrfarë mundësie të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

“Në lidhje me kërkesën e LSDM-së, nuk kemi diskutuar pasi është kohë e shkurtër, megjithatë aspak gjatë kësaj periudhe nuk kemi diskutuar në asnjë nivel për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke pasur parasysh se kemi Qeveri me mandate dhe legjitimitet të plotë tani e diç më shumë se një vit dhe jemi të koncentruar në realizimin e programit zgjedhor i cili është përfshirë në programin Qeveritare dhe obligimet nga raporti i funditKE-së gjegjësisht obligimet nga procesi euro-integrues.

Kuptohet që nëse shikojmë interesin partiak të BDI-së, ndoshta zgjedhjet do të na konvenonin duke pasur parasysh mbështetjen e qytetarëve për BDI-në, megjithatë për ne prioritet është interesi i qytetarëve dhe shtetit dhe vlerësojmë se ai interes për momentin nuk janë zgjedhjet por fokusi në këto obligime nga programi zgjedhor, procesi euro-integrues dhe nënkuptohet këtu hyn edhe Marrëveshja e Ohrit”, tha zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani.

Ndryshe, LSDM që drejtohet nga Branko Cërvenkovski në mitingun në Shkup kërkoi zgjedhje të parakohshme e bashkë me të edhe referendum për emrin, por zërat që erdhën nga VNRO-DPMNE ishin se kjo dëshirë tani për tani mbetet e paplotësuar. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *