Home / Sport / Befason Horizonti, Teteksi dhe Sileksi dështojnë

Befason Horizonti, Teteksi dhe Sileksi dështojnë

‘Kuqezinjtë’ kanë krijuar ekip kualitativ, me futbollistë cilësorë dhe emra të njohur të futbollit në vend, ndërsa të drejtuar nga pankina nga Artim Shaqiri, besohet se do të jenë kandidat serioz për titullin.

Pas 10-të xhirove të zhvilluara në Ligën e Parë të futbollit në vend, renditja tabelare vec më ka marë fizionominë e saj, duke nxjerë në sipërfaqe skuadrat që do luftojnë për titullin e kampionit, ata që do shpresojnë kupat evropiane, si dhe pjesën e poshtme tëe tabelës, me ekipet që do të kenë brenga mbijetese. Për momentin befasia më e madhe është Horizont Turnova, që mban pozitën e liderit pas 10-të xhirove rë zhvilluara. Skuadra nga afërsia e Strumicës vitin e kaluar luajti balotazh për mbijetesë në elitë, ndërsa tani është në pozitën e parë, me vetëm një disfatë të përjetuar. Nga tabori i kësaj skuadre paralajmërojnë se nuk kanë ndërmend të ndalen me kaq, përkundrazi shpresojnë të vazhdojnë me këtë rritëm dhe nëse ndoshta titulli i kampionit është i paarishtshëm, atëherë shpresojnë që të paktën të sigurojnë dalje në kupat evropiane. Menjëherë pas Horizontit janë Vardari dhe Metalurgu, të cilat së bashku me Shkëndijën do të jenë rivalët më të mëdhenj për titullin e kampionit. Vardari shpreson të mbrojë titullin, por këtë sezon nuk dominon si një vit më parë, ndërsa në katër ndeshjet e fundit ka tubuar vetëm 5 pikë. Metalurgu kohëve të fundit ka hyrë në formë dhe shpreson që të ngjitet në pozitën më të lartë të tabelës, mirëpo për këtë punë do të pyetet edhe Shkëndija që prtetendon të rrikthejë titullin në Tetovë. ‘Kuqezinjtë’ kanë krijuar ekip kualitativ, me futbollistë cilësorë dhe emra të njohur të futbollit në vend, ndërsa të drejtuar nga pankina nga Artim Shaqiri, besohet se do të jenë kandidat serioz për titullin. Këtu dikund mbyllet rrehti i skuadrave që pretendojnë kreun dhe evropën. Pasojnë ekipe si Napredoku, Renova dhe Bregallnica që janë në mes të renditjes dhe s’besohet se do kenë fuqi për më shumë, por edhe duhet të jenë larg brengave të mbijetesës. Këtu mund të futet edhe Drita, që ka krijuar ekip solid dhe pritet të dhurojë edhe më shumë. Rabotnicki është dështim i madh, pasi skuadra që viteve të fundit ishte prezentuesi më i denjë i futbollit të Maqedonisë në Kupat Evropiane, këtë vit gjendet në fund të renditjes, shumë pranë pozitave që cojnënë kategorinë e dytë. Ndërkohë dështimet më të mëdha janë Sileksi dhe posacërisht Teteksi. Ekipi nga Kratova dështoi në javët e para, duke u gjetur në fund të tabelës, me ardhjen e trajnerit Petroviq duket se gjërat janë përmirësuar dhe pritet që kjo skuadër të japë rezistencë të denjë dhe të shpresojë të shmangë pozitat e fundit në renditje. Nëse Sileksi ka hapsirë për të shpresuar, e njëjta nuk mund të thuhet për Teteksin, që duket se s’ka shpëtim. Vetëm 4 pikë nga 10-të ndeshje, përfshi këtu disa humbje bindëse, janë pasqyra reale e Teteksit, që duket se s’ka vend në shoqërinë e skuadrave elitare. Pak a shumë, kjo është ajo që mund të thuhet pas 10-të xhirove të para, ndërsa mbetet edhe shumë për tu luajtur dhe secila skuadër do të tentojë që të ndryshojë gjërat në kahje positive. Këtë fundjavë në program do të jenë ndeshjet e xhiros së 11-të, ndërsa kuptohet se në merkaton dimërore ekipet do të tentojnë që me përforcime eventuale të arijnë t’i realizojnë ambiciet e tyre në këtë sezon.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *