Home / Lajme / Maqedoni / Bejta: Përparimet dhe vërejtjet në Raportin e Komisionit Evropian qëllimmira dhe stimulim për të punuar më tej

Bejta: Përparimet dhe vërejtjet në Raportin e Komisionit Evropian qëllimmira dhe stimulim për të punuar më tej

17 tetor-Ministria e Vetëqeverisjes Lokale planifikon aktivitetet së bashku me komunat për definimin e çështjeve të hapura me qëllim të avancimit të kornizës financiare dhe juridike për vetëqeverisjen lokale.

Ministria e Pushtetit Lokal në Maqedoni e vlerëson pozitivisht Raportin e Komisionit Evropian, e që ka të bëje me decentralizimin pushtetit, ku janë të shënuara përparimet që janë bërë, por edhe ngecjet.

“Komisioni Evropian, Decentralizimin e pushtetit e vlerëson si një element kyç që del nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit dhe e kjo pikë është përfshirë në pjesën e Raportit që ka të bëje me Kriteret Politike. Në përgjithësi, theksohet se procesi i decentralizimit vazhdon. Si përparime që janë shënuar në Raport janë: Aprovimi Programit të ri për zbatimin e procesit të decentralizimit dhe vetëqeverisjes lokale për periudhën 2011 -2014 , gjithashtu është sjellë edhe Plani akcional adekuat për realizimin të saj. 84 nga gjithsej 85 komuna hynë në fazën dytë të decentralizimit fiskal, me atë mundësohet transferimi më i madh dhe më thelbësor i kompetencave dhe menaxhimit financiar në nivel lokal. Tatimi i vlerës së shtuar (TVSH) e cila duhet tu jepet komunave është rritur në 4,2 %. Kjo vlerësohet si masë me të cilën “përforcohen kapacitetet financiare të komunave dhe kapacitetet për marrjen e përgjegjësive të reja”, theksoi ministri i Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, Nevzat Bejta.

Sipas tij, Pjesa e Ligjit për Zhvillim të Barabartë Rajonal e cila ka të bëjë në alokimet financiare përmes trupave përgjegjëse vlerësohet si “nuk është realizuar në përgjithësi.’

“Pavarësia financiare e komunave mbetët sfidë. Është vërejtur rritje në mbledhjen e tatimeve dhe shpenzimeve lokale, por disa komuna shfaqin vështirësi në mbledhjen e tatimeve të pronësisë. Në Raport theksohet se “përparimi në arritjen e qëllimeve të decentralizimit duhet të rritet’, veçanërisht në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale dhe në Ministrinë e Financave. Mekanizmat me të cilat adresohet disparitetet e theksuara në ofrimin e shërbimeve publike vlerësohen si ‘e kufizuar’, kurse ‘komunat e vogla dhe rurale dukshëm janë të margjinalizuara”, thekson Bejta.

Si rekomandim që del nga Raporti i Komisionit Evropian, është se duhet të rritet përparimi i decentralizmit në fushën e vetëqeverisjes lokale, veçmas në pjesën e decentralizimit fiskal.

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale planifikon aktivitetet së bashku me komunat për definimin e çështjeve të hapura me qëllim të avancimit të kornizës financiare dhe juridike për vetëqeverisjen lokale. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *