Home / Lajme / Maqedoni / Berisha: Monument për të rënët e UÇK

Berisha: Monument për të rënët e UÇK

12 tetor-Në këtë kontekst kreu i qeverisë nënvizoi dhe mbajtjen e dy aktiviteteve shumë të rëndësishme në Kosovë gjatë ditës së nesërme, konkretisht vendosja e shtatores së Ali Ibrës në Gjakovë dhe të Isa Boletinit në Decan.

Duke vënë theksin se të rënët e kombit duhet të nderohen kudo në trojet shqiptare, kryeministri i vendit, Sali Berisha ka kërkuar në mbledhjen e sotme të Komitetit për 100 vjetorin e pavarësisë ngritjen e një monumenti kushtuar dëshmorëve të Kombit që ranë në Kosovë në Luftën Çlirimtare të Kosovës, pa të cilën, Berisha tha se, Pavarësinë do ta festonim si një trup gjysmë i paralizuar.

“Kjo luftë ishte një lufte e cila e bashkoi kombin në traditën më të mirë të tij në përpjekjen për çlirim, për të përballuar spastrimin etnik dhe dëbimet masive të shqiptarëve nga Kosova dhe kjo duhet të bëhet element monumental në nderimin e vet. Është shumë e rëndësishme që të rënët e kombit duhet të nderohen kudo. Pavarësisht se kanë rënë në territorin e Shqipërisë apo të Kosovës, apo trojeve tjera shqiptare. Ky 100 vjetor të na shërbejë si një thirrje për një vështrim terësor të të gjithë sakrificës së shqiptarëve për dinjitet. Është e domosdoshme të rikonceptohet në interesin më të mirë të unitetit kombëtar sakrifica kombëtare, që ka qenë e jashtëzakonshme dhe s`mund të mbyllet në banesën e harresës apo të mbetet lokale. Liria kombëtare është një dhe e pandarë” tha Kryeministri.

Në këtë kontekst Kreu i qeverisë nënvizoi dhe mbajtjen e dy aktiviteteve shumë të rëndësishme në Kosovë gjatë ditës së nesërme, konkretisht vendosja e shtatores së Ali Ibrës në Gjakovë dhe të Isa Boletinit në Decan.

Nga ana tjetër Kryeministri Berisha në këtë 100 vjetor ka kërkuar kthimin e Himnit Kombëtar në formën e tij të plotë, pikërisht strofa ku shqiptarët apelojnë Zotin, pasi në vlerësimin e Berishës Zoti dhe Kombi janë një dhe të pandarë.

“Apeli i shqiptarëve tek Zoti është apeli më i drejtë se Zoti dhe kombi janë një dhe të pandarë. Dashuria për kombin buron nga fryma e zotit, ndaj duhet të shihen modalitetet se si të kthehet kjo strofë. Himni duhet të kthehet në variantin e tij të plotë, sic e shkruajti Aleksandër Drenova” deklaroi Kryeministri Berisha. (INA)

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *