Home / Sport / Berlusconi shet aksionet e Milanit

Berlusconi shet aksionet e Milanit

13 tetor-Me sa duket Berluskoni ka nisur që tani t’i japë jetë projektit të tij të ri për të rimëkëmbur Milanin dhe pak rëndësi ka nëse investitorët e rinj do të jenë rusë apo arabë. I rëndësishëm është fakti që Milani shumë shpejt do rikthehet të dominojë nëpër arenat evropiane

Presidenti i skuadrës Milan, Silvio Berluskoni është gati që t’ua shesë klubin e tij rusëve ose arabëve. Një thashetheme e tillë qarkullon nëpër media prej muajsh, por 2013-ta mund të jetë viti vendimtar kur Berluskoni mund të shesë një pjesë të aksioneve të tij.

Shitja e Thiago Silvës dhe Ibrahimoviqit te PSG-ja (në pronësi të sheikut të Katarit, Hamad bin Kalif Al Thani), vërteton edhe një herë raportin e mirë të presidentit kuqezi me sheikun e Katarit, pasuria e të cilit vlerësohet me dy miliardë dollarë. Ndërkohë, gjatë ditëve të fundit është përfolur shumë se pikërisht padroni i PSG-së i ka paraqitur një ofertë Berluskoni. Megjithkëtë nuk dihet ende se cila ka qenë përgjigjja dhe shifra që i ka dhënë ish-kryeministri italian sheikut të Katarit.

Javën e shkuar, presidenti rus Vlladimir Putin, me rastin e ditëlindjes së tij, e ftoi Silvio Berlusconin në Rusi. Gjatë këtij evenimenti, padroni i Milanit u takua me kolosin e minierave, Oleg Deripaska i cili, sipas revistës “Forbes”, është njeriu më i pasur në botë, me një kapital prej 16.8 miliardë eurove. Ky i fundit aktualisht është padroni i skuadrës ruse, Amkar Perm, e cila luan në kategorinë e parë. Thashethemet flasin për një ofertë prej 500 milionë eurove nga ana e magnatit rus për Berlusconin.

Me sa duket Berluskoni ka nisur që tani t’i japë jetë projektit të tij të ri për të rimëkëmbur Milanin dhe pak rëndësi ka nëse investitorët e rinj do të jenë rusë apo arabë. I rëndësishëm është fakti që Milani shumë shpejt do rikthehet të dominojë nëpër arenat evropiane

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *