Home / Lajme / Maqedoni / Besimi do të mungojë në votëbesimin e qeverisë

Besimi do të mungojë në votëbesimin e qeverisë

4 tetor-Mbijetesa e koalicionit qeveritar do të varet nga votat e BDI-së, e cila jo zyrtarisht siç mësohet se nuk dëshiron tani për tani shpërbërjen e Qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme që mund të jenë në dhjetor, në rast se ndodh votëbesimi i koalicionit

Ministri i mbrojtjes, Fatmir Besimi, njëri nga aktorët kryesor i cili lëkundi koalicionin qeverisës në vend, nuk do të marrë pjesë në interpelancën e propozuar nga LSDM-ja, për votëbesimin e Qeverisë së Maqedonisë.

Ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi prej nesër do të qëndrojë për vizitë pune në SHBA, ku do të ketë takime të shumta të rëndësishme dhe do të mbajë ligjërata në disa universitete.

Në Uashington ministri do të ketë takime në Pentagon dhe në Këshillin Kombëtar për Siguri në Shtëpinë e Bardhë ku do të diskutohet mbi proceset politike dhe të sigurisë si dhe stabiliteti në rajon, duke u fokusuar në Republikën e Maqedonisë, por edhe për kontributin e RM-së në misionin ISAF në Afganistan, zhvillimin e aftësive mbrojtëse nga aspekti i konceptit “mbrojtje e zgjuar”, si dhe për aktivitetet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe reformat në ARM.

Ndërkaq, të premten në mesnatë do të mësohet qarte fati i koalicionit aktual qeveritar midis VMRO-DPMNE dhe BDI.

Mbijetesa e koalicionit qeveritar do të varet nga votat e BDI-së, e cila jo zyrtarisht siç mësohet se nuk dëshiron tani për tani shpërbërjen e Qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme që mund të jenë në dhjetor, në rast se ndodh votëbesimi i koalicionit. INA

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *