Home / Lajme / Maqedoni / Bexheti: Raport pozitiv i KE-së për përparimin e e Maqedonisë në pjesën e gjyqësisë

Bexheti: Raport pozitiv i KE-së për përparimin e e Maqedonisë në pjesën e gjyqësisë

Shkup, 13 tetor 2012-Në raportin për progresin, tha Bexheti në konferencën për shtyp, është notuar se korniza juridike dhe instituconale për të drejtat e njeriut në masë të madhe është sigururar, të drejtat qytetare dhe politike gjërësisht po zbatohen dhe është arritur progres i mëtejshëm.

Ministri i Drejtësisë i Republikës së Maqedonisë Blerim Bexheti sot në konferencë për shtyp e publikoi përmbledhjen e Raportit të KE-së lidhur me përparimin e arritur nga ana e Maqedonisë në pjesën e gjyqësisë dhe të drejtave fundamentale për vitin 2012.

“Rast për të thirrur këtë konferencë për shtyp është Raporti i Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2012, i publikuar më 10.10.2012, ku në pjesën e raportit të dedikuar Kapitullit të 23-të Gjyqësori dhe të drejtat fundamentale, nën konmpetencën e Ministrisë së Drejtësisë është prezentuar portretizim real i të arriturave në periudhën e kaluar njëvjeçare, si dhe një bazë për definim të mëtejshëm të qëllimeve dhe aktiviteteve të ardhshme, ndaj të cilave do të fokusohemi në periudhën e ardhshme”, tha Bexheti në konferecën për shtyp.

Ai me këtë rast shtoi se Republika e Maqedonisë vazhdon të plotësojë kriteret politike.

“Sa i përket gjyqësorit, Komisioni Evropian vuri në dukje se është bërë progres në lidhje me pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqësorit, është siguruar mbrojtje legjislative dhe institucionale. Gjithashtu u shënua edhe funksionimi i vazhdueshëm i trupave kryesorë gjyqësorë për të sigururar pavarësinë, paanshmërinë, përgjegjshmërinë dhe profesionalizmin e gjyqësorit. Këtu kisha dashur të ndërlidhem në aktivitetet e ndërmarra nga ana e Ministrisë së Drejtësisë për të avancuar pavarësinë e gjyqësorit, siç janë ridefinimi i kushteve të përgjithshme për përzgjidhjen e gjyqtarëve, futjen e testit psikologjik dhe testit për integritet, futjen e sistemit të karrierës gjatë zgjidhjes së gjyqtarëve në gjykatat më të larta, si dhe ridefinimi i dispozitave për vërtetimin e të punuarit joprofesional dhe jo të ndërgjegjshëm të gjyqtarëve dhe dispozitave pët procedura disiplinore”, tha ministri i Drejtësisë.

Ai shtoi se gjithashtu, me propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjykatat, i cili është në procedurë të kuvendit në miratim, parashikohet që prej 1 janarit të vitit 2013 të fillohet me zbatimin e kushteve të reja për avancimin e gjyqtarëve prej gjykatës më të ulët në atë më të lartë (i ashtuquajtur sistemi meritë e karrierës).

“Në pjesën e profesionalizmit të gjyqësorit u shënua që Akademia për Gjykatës dhe Prokurorë vazhdimisht siguron trajnim fillestar për gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm dhe trajnimin e vazhdueshëm të gjyqtarëve dhe të punësuarve në gjyqësor, zyrat për ekzekutim dhe institucionet dhe organet e tjera. Në këtë pjesë kisha dashur të theksoj se me sukses ka mbaruar trajnimi për katër gjenerata me gjithsej 81 kandidatë për gjyqtarë dhe prokurorë publik. Në fund të shtatorit të këtij viti janë zgjedhur gjithsej 56 kandidatë nga gjenerata e I, II, III dhe e IV edhe atë: 34 gjyqtarë dhe 22 prokurorë publik, të cilët në mënyrë profesionale e kryejnë funksionin e tyre”, theksoi Bexheti, i cili shtoi se ka filluar procedurë për pranimin e gjeneratës së V–të të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë publik në pajtim me kriteriumet e reja.

Ministri i Drejtësisë potencoi se Akademia me efikasitet i zbaton trajnimet në vazhdimësi për gjyqtarë dhe prokurorë publik.

“Sa i përket efikasitetit të sistemit gjyqësorë, Komisioni Evropian vuri në dukje përparim me zvoglimin e numrit të përgjithshëm të lëndëve të pazgjidhura në sistemin gjyqësor në tërësi. Një numër i konsiderueshëm i lëndëve ekzekutive dhe rasteve të pakontestueshme janë transferuar nga gjykatat, si rezultat i transferimit të kompetencave noterëve dhe përmbaruesve profesional. Komisioni Evropian në Raportin për progresin e Republikës së Maqedonisë e vë në dukje faktin se, arsyeja kryesore për zvogëlimin e lëndëve të pazgjidhura është norma e lartë e lëndëve të pazgjidhura tek gjykatat themelore gjatë tre viteve të fundit, si rezultat i disiplinës dhe vëzhgimit procedural në nivel të gjyqtarëve individual. Më tutje theksohet se gjatë viteve të fundit, 27 gjykata të shkallës së parë dhe 4 gjykata të apelit, së bashku kanë zgjidhur një numër mjaft të madh të lëndëve gjyqësore se sa kanë pranuar, falë masave organizative, siç janë normat mujore të vendosura nga ana e Këshillit Gjyqësorë të Republikës së Maqedonisë”, theksoi Bexheti.

Ai shtoi se në kahje të zvogëlimit të lëndëve të pazgjidhura Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë solli vendim për numrin e orientacionit të minimum lëndëve që duhet t’i zgjedhë gjyqtari për një muaj në gjykatat themelore, të apelit, gjykatës administrative, gjykatës së lartë adminitrative dhe gjyaktës supreme të Republikës së Maqedonisë për vitin 2012, me të cilin është rritur norma për lëndë të kryera.

“Me qëllim të veprimit sa më ekonomik të gjykatave dhe shkurtimin e kohëzgjatjes së procesit, hyri në fuqi Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të procedurës kontestimore, me të cilin vendosen risi për punë me efikase të gjykatave në shkurtimin e kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore, aplikimi i formave alternative të zgjidhjes së kontesteve-medijacioni, dorëzimi elektronik, incizimi i seancave. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2012 në të gjitha Gjykatat themelore të Republikës së Maqedonisë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, janë shënuar trende positive. Përkatësisht grumbullimi i lëndëve të reja në gjashtëmujorin e parë të vitit 2012 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është zvogëluar për 112.540 lëndë ose për 36,8 për qind”, tha Bexheti.

Ministri i Drejtësisë bëri me dije se në pjesën e transparencës në sistemin gjyqësor, Komisioni Evropian noton se Gjykatat e të gjitha instancave në kontinuitet i shpallin Aktgjykimet në internet faqet e tyre, që është një mjet i rëndësishëm për promovimin e transparencës dhe qasjes në drejtësi.

“Me qëllim të vendosjes së gjyqësisë transparente – përmirësimi i qasjes së qytetarëve në drejtësi në të gjitha gjykatat në Maqedoni janë hapur 33 zyre për marrëdhënie me opinionin dhe janë përcaktuar persona pergjegjës për të njëjtin funksion. Në lëminë që ka të bëjë me politikat antikorruptive, Komisioni Evropian noton se është vendosur një kornizë ligjore nëpërmejt ndryshimeve të ligjit për finansimin e partive politike dhe ligjit për parandalimin e përplasjes së interesave, me çka permirçsohet verifikimi i autorizimeve ekzekutive të organeve kompetente. Në këtë drejtim dëshiroj të theksoj se është arritur progres lidhur me sigurimin e kontrollit sistematik të deklaratave që kanë të bëjnë me përplasjen e interesave dhe rregullimi i kornizës ligjore për fillimin e kontrollimit të të njëjtave”, potencoi ministri i Drejtësisë.

Komisioni për parandalimin e korrupsionit, tha ai, ka filluar me kontrollimin e deklaratave të interesit, të bartësve të funskioneve në pushtetin ekzekutiv dhe deputeteve.

“Sa u përket të drejtave fundamentale, Komisioni Evropian noton progres të caktuar në lëminë e lirisë së të shprehurit, veçanërisht në pjesen e dekriminalizimit të shpifjes. Në këtë pjesë është theksuar se në shtator të vitit 2012 Qeveria ka mirratuar propozimet për ligjin e ri për pergjegjesi qytetare për shpifjen dhe ofendimin të harmonizuar me parimet relevante të GJEDNJ, si dhe realizimi i trajnimeve në gjykata lidhur me nenin 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe përkthimet e kryera të aktgjykimeve vendimtare të GJEDNJ-së”. tha Bexheti.

Në raportin për progresin, tha Bexheti në konferencën për shtyp, është notuar se korniza juridike dhe instituconale për të drejtat e njeriut në masë të madhe është sigururar, të drejtat qytetare dhe politike gjërësisht po zbatohen dhe është arritur progres i mëtejshëm.

“Është shënuar progres edhe në sistemin e burgjeve. Rikonstruimi i burgjeve si dhe trajnimi i të punësuarve nëpër burgje vazhdon në kontinuitet. Janë miratuar procedurat e standardizuara për menagjimin e vlerësimit të rrezikut. Sa i përket sigurimit të qasjes në drejtësi, Komisioni Evropian noton një trend pozitiv në sigurimin e ndihmës juridike nëpërmjet këshillimit nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, si dhe sigurimit të së drejtës për ndihmë juridike të azil kërkuesve. Në pjesen e të drejtave të të miturve, KE noton se plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit për të drejtat e të miturve, siguron më shumë të drejta dhe mbrojtje më të madhe të fëmijëve që janë viktimë, dhe fut masa të veçanta për mbrojtjen e fëmijëve dëshmitarë. Theksohet se është përmirësuar grumbullimi i të dhënave statistikore për të drejtat e të miturve, si dhe fromimi i 11 këshillave komunal, për parandalimin e kundërvajtjeve nga ana e të miturve”, theksoi Bexheti dhe shtoi se në pjesën e reformave zgjedhore është shënuar përmirësim i kornizës ligjore për zgjedhje, duke i ndjekur rekomandimet e OSBE-ODIHR për 2011, propozimet që kanë për qëllim përforcimin e kodit zgjedhor, veçanërisht me rritjen e transparencës së fushatave, si dhe finanasimin e partive politike.

“Dëshiroj të theksoj se ndryshimet e propozuara të Kodit Zgjedhor, pritet të përforcojnë kornizën juridike për të gjitha veprimet zgjedhore dhe t’ju shmangen paqartësive dhe dyshimeve sa u përket dispozitave ligjore për të cilat gjatë zbatimit të deritanishëm janë vlerësuar si jo shumë të qarta dhe precize. Në pjesën e partive politike propozohet obligimi i partive politike për finansim publik dhe transparent dhe përforcimin e rolit të institucioneve komepetente që duhet të kontrollojnë punën e tyre nëpërmjet sanksionimit për mosrespektimin dhe mosplotësimin e obligimeve ligjore”, tha ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti dhe për në fund theksoi se Ministria e Drejtësisë edhe në të ardhmen do të vazhdojë me përkushtim të madh me realizimin e prioriteteve dhe aktiviteteve lidhur me procesin e eurointegrimit.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *