Home / Sport / Boateng mohon lidhjen me Bayernin

Boateng mohon lidhjen me Bayernin

Sulmuesi i Milanit, Kevin-Prince Boateng, ka mohuar se ka një interesim të Bayern Munichut për të.

Ganezi nuk ka pasur një fillim të mirë të sezonit me Milanin dhe mediat kanë folur për një transferim të tij në Bundesliga në afatin kalimtar të janarit.

“E kam dëgjuar këtë tregim se do të shkoj te Bayern, por nuk ka asgjë të vërtetë në të. Janë vetëm thashetheme. Unë mund të them diçka shumë të qartë dhe kjo është se jam i lumtur te Milani dhe nuk jam i gatshëm të largohem nga klubi”.

“I detyrohem Milanit shumë dhe nuk mendoj për Bayern Munich ose ndonjë skuadër tjetër”, ka thënë Boateng.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *