Home / Lajme / Maqedoni / Borxhi ndaj EVN-së rrezikon institucionin e kulturës

Borxhi ndaj EVN-së rrezikon institucionin e kulturës

11 tetor-
Edhe përkundër paralajmërimeve për çkyçje të rrymës elektrike në Qendrën për Kulturë në Tetovë për shkak të borxhit të lartë që ka ky institucion ndaj EVN-së megjithatë deri tek çkyçja nuk ka ardhur.

Qendrës për Kulturë në Tetovë i kanoset terri dhe rrezikon që në të ardhmen të mos mbahen një sërë aktivitete kulturore. Mbi 20 mijë euro është borxhi ndaj EVN-së, që ka qendra për Kulturë në Tetovë.

. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë drejtori i kësaj qendre Haki Fazliu i cili tha se nëse vjen deri tek çkyçja atëherë do të rrezikohet mbajtja e shumë evenimenteve kulturore siç janë prezantimi i filmave nga ana e ambasadës gjermane në bashkëpunim me qendrën Loja , si dhe festivali ndërkombëtarë i poezisë “Ditët e Naimit”.

Sipas tij, ministria e Kulturës nuk lëshon mjete për pagesë të rrymës.
Sipas Fazliut në kuadër të qendrës për kulturë ekzistojnë edhe institucione tjera siç janë teatri dhe fakulteti iI arteve dramatike në kuadër të USHT-së. “Kjo ndodh shkaku i mos pagesës në rregull të faturave por ne dihet mirëfilli se këto lloj shpenzimesh i mbulon Ministria e Kulturës. Kjo nuk ndodh kohëve të fundit por ndodh që dy apo tri vite.

Deri më tani kemi shfrytëzuar edhe kredi personale me ish drejtorët e filialit në Tetovë, kohëve të fundit nuk mundë ta bëjmë këtë gjë për shkaqe të njohura sepse nuk jemi vetëm ne në rangun e konsumatorëve të mëdhej duhet ta kemi parasysh se në kuadër të këtij kulmi punon edhe Teatri edhe një pjesë e USHT-së siç është akademia e arteve”, deklaroi Haki Fazliu.

Ndryshe nëse vjen deri tek çkyçja e rrymës elektrike në qendrën për kulturë, kjo nuk do të jetë hera e parë, pasi që edhe gjatë verës ky institucion ka qenë i çkyçur nga rrjeti elektrik me ç`rast u anuluan shumë manifestime kulturore dhe fetare Ka qenë mbledhja komemorative kushtuar ish liderit të PDSH-së Arbër Xhaferit në këtë qendër kulturore kur edhe është lëshuar rryma elektrike por pas kësaj mbledhje ka qenë vetëm çështje kohe kur sërish do të ndërpritet rryma elektrike.

Nga ana e EVN-Maqedonia thonë se nëse subjekti për të cilin bëhet fjalë nuk ka paguar dhe nuk ka lidhur kontratë me EVN që pagesa të bëhet me këste atëherë rregullat vlejnë njejtw si edhe subjektet tjera pa pwrjashtime.

“EVN Maqedonia para se të çkyç ndonjë subject juridik apo person fizik së pari e paralajmëron. Nëse ka hapësirë që të fillohet me pagesë mënjëherë lëshohet rryma apo nuk vjen deri tek çkyçja. Subjekti në fjalë me siguri nuk ka bërë asnjë kontratë dhe pas skadimit të paralajmërimit atëherë do të vjen deri tek çkyçja, pa marrë parasysh se për kënd bëhet fjalë”, tha Atanas Kovaçevski nga EVN-ja.

Nuk është vetëm qendra për kulturë në Tetovë e cila ka këso probleme pasi edhe shumë institucione të tjera shtetërore kohe pas kohe çkyçen nga rrjeti elektrik. Nga Ministria e Kulturës edhe pse premtuan se do të prononcohen por më pas kanë qenë të pakapshëm për deklaratë.

Qendra për Kulturë shpëton nga terri

Edhe përkundër paralajmërimeve për çkyçje të rrymës elektrike në Qendrën për Kulturë në Tetovë për shkak të borxhit të lartë që ka ky institucion ndaj EVN-së megjithatë deri tek çkyçja nuk ka ardhur. Ekipet e EVN-së në Tetovë në orët e pasditës kanë realizuar takim me drejtorin e kësaj qendre Haki Fazliu, dhe pas bisedimeve të njejtit janë tërhequr duke lënë hapësirë për bisedime.

Drejtori i kësaj qendre Haki Fazliu, tha se janë duke u zhvilluar bisedime në nivel më të lartë Ministri e Kulturës dhe EVN me qëllim që të tejkalalohet situata.

“Po ishte ekipi I EVN-së për çkyçje nga rryma, por meqë tashmë ka filluar negocimi për dalje nga kjo situatë dhe pasi u dëgjuam edhe me drejtorin e filialit të EVN-së në Tetovë u shpreh gatishmëri për të pritur disa ditë derisa në nivel të ministrisë të zgjidhet ky problem dhe u kërkua pak kohë me qëllim që të bëhet ridestinimi I mjeteve që të shlyhen borxhet e grumbulluara deri më tani.

Kontaktuam edhe me sekretarin shtetërorë të Ministrisë së Kulturës dhe përgjigja e tyre është se janë ndërmarrë hapa të tillë dhe shërbimet përkatëse po punojnë rreth gjetjes së zgjidhjes ligjore për mbulimin e shpenzimeve” deklaroi Fazliu.

Ndryshe, të martën në qendrën për kulturë ka arritur vërejtja nga ana e EVN-Maqedonisë se nëse nuk shlyhet borxhi të mërkurën do të vjen deri tek çkyçja e rrymës elektrike.

Borxhi që ka kjo qendër ndaj EVN-së është mbi 20 mijë euro. Ndërkohë që nga ana e Ministrisë së Kulturës kanë thënë se janë angazhuar shërbimet e kësaj ministrie të cilët punojnë që të bëhen përmiërsime në destinimin e mjeteve me qëllim që të tejkalohet situata me pagesën e rrymës dhe të mos vjen deri tek çkyçja e rrymës elektrike.

Gjatë ditës së mërkurë është bërë e ditur se në qendrën për kulturë do të mbahen aktivitetet e paralajmëruara rreth festivalit të filmit Scardina Fest, ku prezantohen filma në organizim të ambasadës së Gjermanisë dhe qendrës Loja. (Urim Hasipi)
Tv KOHA.

Vërejtje:Çdo tekst i huazuar nga kjo ueb faqe duhet të citohet ose të shënohet komplet adresa e ueb faqes. Në të kundërtën do të meren masa ligjore ndaj atyre që marrin lajme nga kjo ueb faqe dhe nuk e tregojnë burimin

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *