Home / Sport / ‘Buba’, Agimi dhe Demiri thiren në kombëtare

‘Buba’, Agimi dhe Demiri thiren në kombëtare

Prej futbollistëve shqiptarë, si që pritej, Janevski grumbullon Ferhan Hasanin nga rradhët e Wolfsburgut, Agim Ibraimin nga Mariobori dhe mesfushorin e Tunit, Muhamed Demirin. Që të tre ishin në mesin e futbollistëve më të mira në përballjen me Skocinë në transfertë, ku Maqedonia barazoi 1:1.

Seleksionuesi i kombëtares së Maqedonisë, Çede Janevski ka shpallur listën e futbollistëve në të cilët do të llogarisë për ndeshjet e ardhshme kualifikuese përballë Kroacisë dhe Serbisë më 12 dhe 16 tetor në Shkup. Pas paraqitjeve të mira në duelet e muajit shtator, ashtu si që pritej, Janevski nuk ka ndyshuar formacion dhe me forca të njëjta do të përballet me kuandërshtarët e rradhës në eliminatoret për Kampionatin Botëror ‘Brazil 2014’. Në listën e Janevskit, risia e vetme në mesin e 23 futbollistëve është mbrojtësi Bojan Markovski, i cili luan në Qipro te skuadra e Apolonit, ndërsa jashtë kombëtares mbetet Daniel Mojsov që nuk luan fare të skuadra e Vojvojdinës. Prej futbollistëve shqiptarë, si që pritej, Janevski grumbullon Ferhan Hasanin nga rradhët e Wolfsburgut, Agim Ibraimin nga Mariobori dhe mesfushorin e Tunit, Muhamed Demirin. Që të tre ishin në mesin e futbollistëve më të mira në përballjen me Skocinë në transfertë, ku Maqedonia barazoi 1:1. Nga kampionati vendor ka vetëm dy futbollistë edhe atë Stefan Spirovski i Rabotniçkit dhe Dragan Georgiev nga rradhët e Vardarit. Grumbullimi i futbollistëve do të bëhet më 8 tetor në orën 12:00 në hotel ‘Aleksandar Pallas’ në Shkup. Para ndeshjes me Kroacinë, kombëtarja do të realizojë pesë seanca stërvitore, katër në stadiumin kombëtar ‘Filipi i Dytë’ dhe një në terenin ndihmës të KF Rabotniçki. Përballja Maqedoni-Kroaci do të zhvillohet më 12 tetor në Shkup me fillim në orën 20:30, ndërsa katër ditë më vonë në të njëjtin vend dhe në të njëjtin termin do të zhvillohet dueli Maqedoni-Serbi.

Lista e futbollistëve:
Portierë: Kristijan Naumovski (Dinamo Bukuresht-Rumani), Martin Bogatinov (Karpati-Ukrainë), Tome Paçovski (Mehelen-Belgjikë).
Mbrojtje: Boban Grnçarov (Botev-Bullgari), Daniel Georgievski (Steua Bukuresht-Rumani), Stefan Ristovski (Bari-Itali), Nikollçe Noveski (Majnc-Gjermani), Vançe Shikov (Volin-Ukrainë), Bojan Markovski (Apolon-Qipro), Goran Popov (WBA-Angli), Aleksandar Lazevski (Partizan-Serbi).
Mesfushë: Nikolla Gligorov (Alki-Qipro), Muhamed Demiri (Tun-Zvicër), Veliçe Shumulikovski (Tianjin Teda-Kinë), Stefan Spirovski (Rabotniçki-Maqedoni), Darko Tasevski (Hapoel Kirat Shmona-Izrael).
Sulm: Ferhan Hasani (Wolfsburg-Gjermani), Ivan Triçkovski (Klub Brizh-Belgjikë), Stëvica Ristiq (Suvon Samsung-Kore), Goran Pandev (Napoli-Itali), Mirko Ivanovski (Astra Ploesti-Rumani), Agim Ibraimi (Maribor-Slloveni), Dragan Georgiev (Vardar-Maqedoni).

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *