Home / Sport / Buffon mungon ndaj Danimarkës?

Buffon mungon ndaj Danimarkës?

Trajneri i Italisë, Cesare Prandelli, do të duhet t’ia dalë pa shërbimet e Gianluigi Buffon në ndeshjen e nesërme ndaj Danimarkës, pasi portieri i Juventusit po vuan nga probleme të këmbës.

“Është një lëndim që normalisht kërkon dy ose tre ditë për të kaluar. Do të luaj kundër Danimarkës nëse ndjehem mirë, përndryshe do ta humbas ndeshjen”.

“Do të duhet të presim dhe të shohim nëse trajtimi funksionon”, ka thënë Buffon për Corriere dello Sport.

Në mungesë të Buffon, Prandelli sipas gjasave do të duhet ta angazhojë portierin e Napolit, Morgan De Sanctis, i cili ka bërë pesë paraqitje me kombëtaren deri tash.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *