Home / Sport / Butragueno: Jepjani Topin e Artë Ronaldos

Butragueno: Jepjani Topin e Artë Ronaldos

Drejtori i Real Madridit, Emilio Butragueno, do të dëshironte ta shohë Cristiano Ronaldon ta fitojë Topin e Artë.

“Ne do të dëshironim të ishte një lojtar i Madridit. Trajneri ka zgjedhur Ronaldon, një lojtar i cili ka admirimin tim jo vetëm për paraqitjet e tij por edhe për qasjen. Ai punon njëjtë në çdo stërvitje dhe në çdo minutë të lojës. Ai gjithmonë e jep maksimumin”.

“Unë kam qenë sulmues dhe e admiroj atë. Numrat e tij janë tmerrues. Ai shënon më shumë se një gol në ndeshje. Asnjë lojtar në histori nuk i ka këto numra pasi ka luajtur aq ndeshje. Ai do të më arrijë shumë shpejt, javën e ardhshme”, ka thënë Butragueno.

Butragueno gjatë karrierës së tij ka shënuar 123 gola në La Liga, derisa Ronaldo tashmë ka shënuar 121.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *