Home / Sport / Caceres: Juve e etur për Ligën e Kampionëve

Caceres: Juve e etur për Ligën e Kampionëve

Mbrojtësi i Juventusit, Martin Caceres, mezi pret ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Nordsjaelland, dhe është i vendosur t’i nxjerrë të tre pikët kundër skuadrës daneze.

“Tash ne duam të shkojmë dhe t’ia dalim mirë në Ligën e Kampionëve. Ne kemi barazuar në dy ndeshjet e para dhe është koha për fitoren e parë. Ne e kuptojmë rëndësinë e ndeshjes së të martës në Danimarkë”.

“Ne gjithmonë duam të fitojmë, ne e dimë se veshim një fanellë e cila na vendos në presion dhe ne gjithmonë luajmë për të nxjerrë tre pikë”, ka thënë Caceres.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *