Home / Sport / Cana: Merituam më shumë

Cana: Merituam më shumë

Lorik Cana thotë se Shqipëria meritoi më shumë në disfatën e mbrëmshme nga Islanda, duke mos lënë pa përmendur edhe gabimet e gjyqtarit.

Kuqezinjtë e panë veten në disavantazh 1-0 pas 19 minutash lojë, por arritën të barazojnë që në pjesë të parë. Dhe, edhe pse bënë presion dhe krijuan shanse në pjesën e dytë, ishin mysafirët ata që gjetën rrjetin për të marrë tre pikë nga takimi.

“Me lojë kemi merituar më shumë, kemi krijuar më tepër raste, kemi fituar më shumë dyluftime, madje jemi ndëshkuar edhe nga gjyqtari, sepse nuk na janë dhënë dy penallti”.

“Pastaj, në pjesën e dytë, pa qenë fare i rrezikshëm, kundërshtari na shënoi një gol dhe mori fitoren nga ai faull krejt i panevojshëm i yni”, ka thënë Cana për Sporti Shqiptar.

Kapiteni i kombëtares tash kërkon që lojtarët të fokusohen në ndeshjen e radhës, atë të së martës ndaj Sllovenisë, në të cilën një fitore do të mbante gjallë shpresat për kualifikim në kampionatin botëror Brazili 2014.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *