Home / Sport / Çani: Të mendojmë për Slloveninë

Çani: Të mendojmë për Slloveninë

Edgar Çani është i zhgënjyer me disfatën 2-1 nga Islanda por thotë se kuqezinjtë nuk kanë kohë të jenë të mërzitur sepse duhet të përgatiten për Slloveninë.

Çani shënoi për herë të dytë në “Qemal Stafa”, edhe pse kësaj here goli i tij nuk vlejti si në ndeshjen me Qipron, pasi kuqezinjtë përfunduan takimin pa asnjë pikë.

“Më vjen shumë keq që nuk morëm asnjë pikë. Kur shënon, është gëzim i madh, por goli im nuk na solli të paktën një barazim, kështu që nuk mund të jem më i kënaqur”.

“Aq më tepër që mendoj se luajtëm shumë mirë, në këtë fushë që ishte shumë e keqe dhe nuk mund të luhej . Por nuk kemi shumë kohë që të rrimë të mërzitur, sepse tani kemi ndeshjen me Slloveninë”, ka thënë Çani.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *