Home / Sport / Casillas: Nuk jam spiuni i ekipit

Casillas: Nuk jam spiuni i ekipit

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, ka hedhur poshtë spekulimet se ai ka dhënë në media informacione të llojit ‘top secret’ që janë folur në zhveshtoren e klubit mbretëror.

El Confidencial ka shkruar se Casillas ishte një prej njerëzve që ka informuar rregullisht Marcan për formacionet e Mourinhos para ndeshjeve, duke përfshirë dhe vendimin e Ramos për të bartur nën fanellën e tij fanellën e mikut të tij Mesut Ozil.

“Sipas disa artikujve, unë jam spiun. Po, natyrisht, unë jam spiun. Unë po ashtu jam prapa sulmeve të grupit Bask-ETA dhe po ashtu isha spiun edhe në skandalin e Watergate. Gjërat që i dëgjoni…qesharake”, ka theksuar Casillas.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *