Home / Sport / Celzi ndalet në Ukrainë, zhgënjen edhe Juventus

Celzi ndalet në Ukrainë, zhgënjen edhe Juventus

Befasitë e mbrëmshme në Ligën e Kampionëve.

Bayern Munchen, pas humbjes befasuese në xhiron e kaluar të Ligës së Kampionëve, rikthehet fuqishëm duke i mundur francezët e Lilles në shtëpinë kësaj të fundit. Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri u inkuadrua në fillim të pjesës së dytë për të lënë edhe ai gjurmë në këtë takim. Në takimin tjetër të Grupit F, Valencia demoloi BATE Borisovin në udhëtim.

Bayern Munchen ka lënë pas humbjen që pësoi nga BATE Borisov, për të shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim, ndaj skuadrës së Lilles në Francë. Gjermanët kaluan në avantazh që në minutën e 20-të, kur përfaqësuesi i Gjermanisë, Tomas Muller sjellë në minutën e20-të, shndërron në gol gjuajtjen nga pika e bardhë. Më parë në zonë të rreptësisë në mënyrë të palejuar u ndal kapiteni, Lahm nga futbollisti vendas, Digne. Gjyqtari pasi u hamend paksa, me të drejt akordoi goditjen më të rëndë në futboll. Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, takimit ia nisi nga bankina, ndërkaq që u inkuadrua në lojë me të filluar gjysmoja e dytë. Ai u inkuadrua në vend të francezit, Franck Ribery. Bayerni edhe në këtë takim u parait pa yllin holandez, Arjen Robben, i cili vazhdon të vuajë nga lëndimi. Pas kësaj fitore, bavarezët arrin pikën e gjashtë në Grupin F, ndërkaq Lille mbetët skuadra më zhgënjyese duke mos marr së paku një pikë.

Valenica “poshtëron” Bate Borisovin

Spanjollët e Valencias befasuan në ndeshjet e tretë të Grupit F. Ata deklasuan BATE Borisovin, duke mposhtur me rezultat bindës, 3:0, edhe pse luajtën në shtëpinë e kësaj të fundit.
BATE Borisv u duk se është shndërruar në favoritin kryesor për të kaluar grupin. Pas fitores në xhiron e kaluar, ndaj Bayern Munchenit. Por ata zhgënjyen tërësisht. Në ndeshjen e dytë me radhë para adhuruesve të tyre pësuan debakël nga Valencia. Spanjollët e përmbyllën takimin me shifra të frikshme, 3:0. Soldado nga penalltia në minutën e 45-të, për t’i dhënë qetësinë duhur spanjollëve në pjesën e dytë. Edhe në 45 minutat e dyta, Valencia ishte më e rrezikshme, ku realizuan edhe dy herë. Ishte i njëjti futbollist, Soldado, ai cili kompletoi edhe het-trikun e tij me golat e minutës së 55-të përkatësisht 69-të. Pas kësaj fitore, situata në Grupin F, bëhet edhe më e paqartë, pasi Bayerni me fitore sikurse edhe Valencia shtuan numrin pikëve në gjashtë sa kishte edhe BATE. Ndërkaq Lille mbetët skuadra më e pashpresë por me gjasa teorike nëse këndellet në tri ndeshjet fundit për të kaluar më tej.

Lille – Bayern Munchen 0:1
BATE – Valencia 0:3

1. Valencia 3 6
2. BATE 3 6
3. Bayern 3 6
4. Lille 2 0

Man United vazhdon dominimin

Manchester United ka radhitur fitoren e tertë me radhë në Grupin H. Viktima e fundit e djajve të kuq ishin futbollistët e Bragës, të cilët i mposhti me rezultat të ngushtë, 3:2, por i mjaftueshëm për të pas bilanc të qind për qind pas tri xhiros në fazën e grupeve. Madje të përzgjedhurit e Alex Ferguson treguan mentalitet fitues, pasi nga 0:2 e përmbysën atë. Alab, kishte sjell gëzimin e parë te mysfirët në minutën 2-të dhe më pas 20-të, por që në fund u dashtë vetëm të krenohen për “qëndresën” që i bënë skuadrës angleze. Hernandez së pari ngushtoi epërsinë (25’), që me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë. Ndërkaq Evans e barazoi rezultatin në minutën e 62-të, ndërsa me golin e dytë personal, Hernandez i solli tri pikë të reja për Djajtë e Kuq (75’).

Gallata barazon me Cluj

Takimi tjetër i këtij Grupi ndërmjet Galatasarayt dhe CFR Cluj përfundoi me rezultat të barabartë, 1:1. Nounkeu ka qenë fatal për vendasit në minutën e 19-të, pasi me autogolin tij solli në epërsi skuadrën e Cluj. Më pas turqit u munduan të barazojnë rezultatin, por nuk e arrtën as edhe nga pika e bardhë. Braziliani, Mello nuk ia doli të shënoi nga pika e bardhë. Ndërkaq Tilmaz, në minutën e 77-të, më në fund solli golin e barazimit, që së paku e shpëtoi Gallatën nga disfata. Derisa Manchester United kryeson me nëntë pikë, ndërsa CFR Cluj ka katër pikë në vend të dytë, para Bargës dhe Gallatasaryt.

Manchester United – Braga 3:2
Galatasaray – Cluj 1:1

1. Manchester United 3 9
2. CFR Cluj 3 4
3. Braga 3 3
4. Galatasaray 3 1

Barça me fat mposht Celticun

Celticu humbni nga Barcelona, por nuk u poshtërua. Barcelona edhe pse ia doli të shënoj fitore ndaj skocezëve, 2:1, nuk ia doli të festoi me goleadë si në të shumtën rasteve. Celtiku përkundër humbjes mund të mburret me lojën që tregoi ndaj superfuqisë nga Spanja.
Madje mysafirët të parët kaluan në epërsi, kur Samaras nga gjuajtja e lirë shënoi golin e parë në të takimit në minutën e 18-të. Barcelona më pas mori iniciativën por nuk ia doli të realizoi deri në minutën e fundit të pjesës së parë, kur Iniesta më në fund barazoi shifrat. Edhe në gjysmëlojen ne dytë, Barça mbizotëroi me lojë por goline fitores e arriti vetëm në minutën e 90-të, nëpërmjet Jordi Alba.

Spartaku mori fitoren e parë

Spartak Moska në takimin e orës 18.00, regjistroi fitoren e parë në këtë edicion. Ata mposhtën Benficen me rezultat, 2:1. Carioca në minutën e 3-të dhe Jardel në të 43-ten, shënuan për vendasit, ndërkaq Lima kishte shënuar golin e përkohshëm ët barazimit, në minutën e 33-të. pas kësaj fitore, Spartak ngjitet në pozitën e tertë, ndërkaq portugezët me vetëm një pikë fundosën në renditje. Barcelona pas tri ndeshjeve është shkëputur me nëntë pikë, pesë më shumë se i dyti, Celticu.

Barcelona – Celtic 2:1
Spartak – Befica 2:1

1.Barcelona 3 9
2. Celtic 3 4
3. Spartak 3 3
4. Benfica 3 1

Shakhtar befason kampionin

Befasia më e madhe e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve, Shakhtar Donetsk vazhdon të shkëlqejë në fazën e grupeve. Pas barazimit në udhëtim me Juven, ata mposhtën kampionin në fuqi, Chelsean, me rezultat 2:1. Nga fillimi i ndeshjes, ekipi ukrainas tregoi se luan për tri pikët. Pas mbrojtjes së dobët të mysafirëve, topi shkoi te Alex Teixeira, i cili paksa me fat kaloi skuadrën e tij në epërsi (3’). Me epërsi minimale të vendasve u mbyll gjysmoja e parë. Shakhtare startuan mirë edhe gjysmën e dytë të lojës. Një gabim të Eden Hazard e shfrytëzoi Luiz Adriano, i cili pasoi te Fernandinho dhe braziliani e dyfishoi epërsinë pas hatët minutash të pjesës së dytë. Chelsea deri në fund, vetëm arritën të shënojnë golin e nderit, kur në minutën e 88-të Oscar , regjistrohet në listën e realizatorëve.

Juve sërish barazon

Juventusi ka mbetur pa fitore edhe në ndeshjen e tretë të Gripit E. Ata edhe pse ishin favorit absolut barazuan me Nordsjaelland 1:1. Vendasit krijuan avantazhin në minutën e 50-të me anë të Mikkel Beckmann, ndërsa Mirko Vucinic e barazoi rezultatin (81’). Pas këtij takimi Shakhtar, mbetët lideri i vetëm me shtatë pikë, ndërkaq Chelsea zbret në pozitën e dytë me 4 pikë. Juventsui edhe më keq mbanë pozitën e tretë, derisa danezët falë barazimit t fundit regjistruan pikën e vetme. Duket se ukrainasit do t’i prishin punë dy favoritëve, njëra prej të cilës me gjasë do të mbesin jashtë fazës së tjetër të garës.

Shakhtar – Chelsea 2:1
Nordsjaelland – Juventus 1:1

1. Shakhtar 3 7
2. Chelsea 3 4
3. Juventus 3 3
4. Nordsjaelland 3 1 1

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *