Home / Sport / Chelsea s’mund të mposhtet

Chelsea s’mund të mposhtet

Chelsea ka shënuar fitore të madhe në derbin londinez ndaj Tottenhamit zhvilluar në White Hart Lane, ku pas një drame të vërtetë, Blutë shënuan fitore me rezultat 4-2.

Ndeshja filloi me dominim në posedim të Chelseat. Plani i parë ishte për Andres Villas Boas, i cili u paraqit ndaj ish-klubit të tij dhe i dha sfidë të vërtetë.

Chelsea e dominoi pjesën e parë. Vazhdimisht sulmet vinin nga Blutë, teksa Tottenhami kishte probleme në organizim.

Pas një goditje nga këndi, Gallas asistoi për Gary Cahill i cili në mënyrë fantastike me një volej e zhbllokoi rezultatin (17’).

Në pjesën e dytë ndryshuan rrethanat. Një top të mirë para zonës nga Vertonghen e pranoi për mrekulli Gallas, i cili përmirësoi gabimin dhe shënoi për 1-1.

Atmosferën në White Hart Lane e ndezi Jermaine Defore, i cili pas një topi të pranuar nga Aaron Lennon, shënoi për 2-1 dhe epërsinë e Spursave.

Por, në skenë u shfaq Juan Mata. Spanjolli realizoi për 2-2 (66’), para se të shënonte për 3-2 dhe golin e fitores për Chelsean në këtë takim dramatik me kthesa të shumta. Në fund (90’) golin për 4-2 e realizoi i inkuadruari Daniel Sturridge.

Me këtë fitore Chelsea mban pozitën e parë me 22 pikë, teksa Tottenhami mbetet me vetëm 14 pikë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *