Home / Sport / Del Bosque: Lëndimet ishin vendimtare

Del Bosque: Lëndimet ishin vendimtare

Vicente del Bosque beson se lëndimi i Alvaro Arbeloa dhe David Silva i kishte komplikuar gjërat për Spanjën për ndeshjen e mbrëmshme ndaj Francës, që përfundoi me barazim 1-1.

Ylli i Cityt u detyrua të largohet pas 13 minutash lojë për shkak të problemi muskulor, derisa mbrojtësi i Real Madridit po ashtu u detyrua të zëvendësohet, për t’ia kufizuar mundësitë e zëvendësimeve Del Bosques.

“Lëndimet ishin një fatkeqësi e menjëhershme pasi na penguan neve për të menaxhuar ndryshimet. Në pjesën e parë ne kishim kontrollin e lojës dhe mbase na mungoi depërtimi me penaltinë e humbur të Cesc dhe shansin tjetër të Pedro”.

“Ndeshjet në shtëpi dhe në udhëtim kundër Francës gjithmonë kanë qenë të rrezikshme për ne. Ajo çfarë do të ndodhë me pjesën e mbetur të ndeshjeve, nuk e di”.

“Duket se marsi do të jetë i rëndësishëm, por ne nuk mund ta marrim asgjë si të përfunduar me ekipet tjera në grup pasi të gjithë synojnë të jenë të parët”, ka thënë Del Bosque.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *