Home / Lajme / Maqedoni / Departamenti shtetëror ju bëri thirrje Maqedonisë dhe Greqisë të punojnë në mënyrë aktive

Departamenti shtetëror ju bëri thirrje Maqedonisë dhe Greqisë të punojnë në mënyrë aktive

12 tetor-“Ne në SHBA me të vërtetë do të dëshironim që kjo çështje të zgjidhet dhe Maqedonia të anëtarësohet në NATO në mundësinë më të hershme. Përsëri i inkurajojmë të dyja palët që ta zgjidhin këtë dhe shpresojmë se mund të arrihet zgjidhje”, deklaroi Hamer.

Ndihmës-sekretari shtetëror amerikan, Majkëll Hamer i bëri thirrje Maqedonisë dhe Greqisë të angazhohen në mënyrë aktive për zgjidhjen e kontestit për emrin. Në konferencë për shtyp, Hamer foli për raportet për progres të publikuara nga Komisioni Evropian dhe e shprehu mbështetjen e SHBA-së për realizimin e aspiratave euro-atlantike të vendeve të Ballkanit.

“Ne gjithsesi i mbështesim angazhimet e Kombeve të Bashkuara dhe përpjekjet që të promovohet zgjidhja e kontestit midis Maqedonisë dhe Greqisë. Kemi aktivitete vijuese të Methju Nimicit që të zgjidhet kjo çështje, shpresojmë në afat të shkurtër. E inkurajojmë angazhimin aktiv të Athinës dhe të Shkupit”, deklaroi Hamer.

Ndihmës-sekretari shtetëror për çështje publike, njofton korrespondenti i MIA-s nga Uashingtoni, përkujtoi se Maqedonia ishte temë e bisedimeve të sekretares së shtetit Hillari Klinton, në takimin e vendeve aspiruese për anëtarësim në NATO, Maqedonisë, Malit të Zi, Bosnjës dhe Gjeorgjisë, në samitin në Çikago.

“Ne në SHBA me të vërtetë do të dëshironim që kjo çështje të zgjidhet dhe Maqedonia të anëtarësohet në NATO në mundësinë më të hershme. Përsëri i inkurajojmë të dyja palët që ta zgjidhin këtë dhe shpresojmë se mund të arrihet zgjidhje”, deklaroi Hamer.

Në konferencën për shtyp, në pyetjen nëse rruga e Serbisë drejt BE-së është bllokuar nëse nuk e njeh Kosovën, Hamer u përgjigj se SHBA-ja mbetet e përkushtuar në të ardhmen euro-atlantike të të gjitha vendeve ballkanike.

“I nxisim të gjitha vendet e rajonit në mënyrë serioze t’i pranojnë raportet e BE-së për progres dhe t’i shqyrtojnë rekomandimet, që t’i përmirësojnë kandidaturat e tyre për anëtarësim në BE. SHBA-ja është e përkushtuar në ndërtimin e rajonit ballkanik stabil dhe prosperues dhe do të punojë ngushtë me miqtë e Bashkimit Evropian t’u ndihmojmë vendeve të rajonit t’i realizojnë aspiratat e tyre evropiane dhe euroatlantike”, deklaroi Hamer

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *