Home / Lajme / Maqedoni / Destani:Shqiptarëve u duhet bashkim ekonomik

Destani:Shqiptarëve u duhet bashkim ekonomik

“Gjithë së bashku, bëjmë mbi 7 milionë. Kjo jo vetëm që tingëllon bukur dhe është shumë e nevojshme por është shumë reale dhe e mundshme me gjithë limitimet dhe pengesat ekzistuese. Është momenti për të reflektuar në këtë drejtim. Në fund dua ta mbyll këtë porosi me thënien origjinale të kryeministrit të parë të shtetit shqiptar, Ismail bej Qemalit, një vit pas pavarësisë, me rastin e formimit të Bankës për Shqipërinë. tha Destani

Lidhja Shqiptarë në Botë gjatë uikendit ka organizuar evenimentin “manifestimi i 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë”. Në këtë eveniment nga Maqedonia ka qenë i pranishëm biznesmeni i njohur tetovar Lazim Destani. Në këtë akademi u tha se mërgimtarët shqiptarë kanë pasur rol vendimtar në krijimin e dy shteteve shqiptare në Ballkan, Shqipërisë dhe Kosovës, prandaj mërgimtarët duhet të kenë trajtim të veçantë në të dy vendet. Në manifestimin për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, organizuar në Frankfurt nga Lidhja Shqiptare në Botë, kryetari për Gjermani i Lidhjes Shqiptare në Botë, Lazim Destani tha se dashuria për atdheun është “topi që shkatërron kalatë më të forta dhe është kalaja që mund t’u qëndrojë topave më të fortë”. Destani kërkoi me këtë rast bashkim ekonomik të shqiptarëve. “Ne jemi gjeneratë me fat që po jetojmë këtë shënim të madh kombëtar, sepse shënime të tjera edhe do të ketë, por kurrë më 100 vjetori i Shtetit Shqiptar. Ne jemi një komb, kemi një gjuhë e një gjak dhe një histori të përbashkët, por na mungon ajo që sot quhet vlerë e Bashkimit Evropian, pra na mungon bashkimi ekonomik i shqiptarëve. Ajo që sot është më se e nevojshme për ne është themelimi i tregjeve të përbashkëta, pasi sot tregjet e përbashkëta i zhdukin kufijtë administrativ dhe krijojnë trojet e bashkuara ”, tha Destani. Tregu, sipas tij, është mekanizmi më real për ti bashkuar vlerat ekonomike. “Gjithë së bashku, bëjmë mbi 7 milionë. Kjo jo vetëm që tingëllon bukur dhe është shumë e nevojshme por është shumë reale dhe e mundshme me gjithë limitimet dhe pengesat ekzistuese. Është momenti për të reflektuar në këtë drejtim. Në fund dua ta mbyll këtë porosi me thënien origjinale të kryeministrit të parë të shtetit shqiptar, Ismail bej Qemalit, një vit pas pavarësisë, me rastin e formimit të Bankës për Shqipërinë. “E them me lavdurim se puna e Bankës për Shqipërinë është një i dyti fitim, pas lirisë edhe nga pikëpamja ekonomike dhe politike ”, tha Destani. Në këtë akademi ishin të pranishëm ambasadori i Shqipërsie në Gjermani-Valter Ibrahimi, Akademik Ali Aliu, Akademik Abdylmenaf Bexheti, kryetari për të drejtat e njeriut për Gjermani Karl Hafen, politikani i mirenjohur Christian Shiling, Drejtori i European Ballkan Institute Stefan Schvarz, Pajazit Nushi, piktori i mirënjohur Gjelosh Gjeka, si edhe shumë emra të tjerë të njohur nga fusha e politikës, kulturës, artit etj. TV KOHA(Urim Hasipi)

Vërejtje:Çdo tekst i huazuar nga kjo ueb faqe duhet të citohet ose të shënohet komplet adresa e ueb faqes. Në të kundërtën do të meren masa ligjore ndaj atyre që marrin lajme nga kjo ueb faqe dhe nuk e tregojnë burimin

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *