Home / Sport / Di Matteo nuk e ndryshon sistemin

Di Matteo nuk e ndryshon sistemin

Menaxheri i Chelseat, Roberto di Matteo, thotë se nuk ka arsye të ndryshojë sistemin me John Terryn të suspenduar.

Chelsea pati një vikend të vështirë kur vizitoi Tottenhamin gjatë të shtunës, por me vendosmëri Blutë arritën të nxjerrin tre pikët e takimit.

“Është e rëndësishme ne të ruajmë filozofinë se si duam t’i fitojmë ndeshjet. Ta shihnim veten në disavantazh e bëri të vështirë për ne, por ne besojmë në kapacitetet tona”.

“Nuk është hera e parë që ne jemi kthyer nga disavantazhi për të fituar. Ishte një ndeshje ngazëlluese, një derbi tipik londinez me dy ekipe të mira në formë të mirë. Ne humbëm kontrollin e ndeshje dhe kishte shqetësim, por u rikthyem”, ka thënë Di Matteo.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *