Home / Sport / Diego: Mirupafshim diktatori Magath!

Diego: Mirupafshim diktatori Magath!

“Tani jemi të lirë nga diktatura e Magath, jemi të ndërgjegjshëm për forcën tonë, kemi luajtur pa atë frikën e gabimit që ekzistonte në kohën e Magath dhe kjo është arsyeja pse kemi bërë një ndeshje të madhe”.

Mesfushori brazilian Diego nuk ka humbur kohë të kritikojë ish-trajnerin Feliks Magath, të cilin e ka cilësuar të keqen më të madhe të Volfsburgut dhe shkaktarin kryesor të rezultateve negative të ekipit. Në fakt, në takimin e parë pas largimit të trajnerit, Volfsburgu ka fituar lehtësisht 4-1 në fushën e Fortuna Dyseldorf dhe Diego ka qenë një nga protagonistët pozitivë të ndeshjes.
“Tani jemi të lirë nga diktatura e Magath, jemi të ndërgjegjshëm për forcën tonë, kemi luajtur pa atë frikën e gabimit që ekzistonte në kohën e Magath dhe kjo është arsyeja pse kemi bërë një ndeshje të madhe”.
“Jemi argëtuar në këtë ndeshje. Iu gëzuam të 90 minutave që luajtëm. Shpresoj që ish-trajneri ynë të jetë i lumtur, ashtu si jemi ne tani. Të gjithë lojtarët ishin të lirë, askush nuk kishte frikë të gabonte”, vijoi ai në intervistën e tij për “Bild”.
Braziliani ka bërë të qartë se skuadra nuk do ta kishte problem nëse trajneri i përkohshëm, Lorenz Gunter Kostner do të vazhdonte punën e tij. “Ai arrin të përgatitë çdo lojtar me respekt dhe në mënyrë inteligjente”, ishte vlerësimi i Diego.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *