Home / Lajme / Botë / Douglas dhe Zeta-Jones do të martohen sërish

Douglas dhe Zeta-Jones do të martohen sërish

Los Anxhelos, 3 tetor 2012 -“Ata duan të hedhin pas krahëve vështirësitë që kanë kaluar dhe do të organizojnë një ceremoni private në Bermuda”, shprehet një burim anonim.

Pas periudhës së keqe që kaluan kur Catherine Zeta-Jones u shtrua në rehabilitim për çrregullimin bipolar vitin e kaluar, vetëm disa muaj pasi Michael Douglas kaloi një kancer në grykë, duket se çifti tashmë i ka kapërcyer këto momente të vështira.

Sipas ‘Daily Star’, aktorët e famshëm hollivudianë po mendojnë të martohen sërish bashkë në një ceremoni në Bermuda.

“Ata duan të hedhin pas krahëve vështirësitë që kanë kaluar dhe do të organizojnë një ceremoni private në Bermuda”, shprehet një burim anonim.

Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones kanë dy fëmijë: Dylan Michael Douglas (12 vjeç) dhe Carys Zeta Douglas (9 vjeç).

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *