Home / Sport / Drita fiton me golat e Mustafit dhe Miftarit

Drita fiton me golat e Mustafit dhe Miftarit

Skuadra debutuese në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, Drita nga fshati Bogovinë i Tetovës të dielën ka mundur Sileksin me rezultat 2:1, duke regjistruar fitoren e tretë në kategorinë e parë.

Pas disa dështimeve paraprake dhe ndryshimeve në pankinë, Drita e cila javën e shkuar barazoi pa gola me Horizontin, ndërsa në mesjavë mundi Pobeda Juniorin në kuadër të Kupës, kësaj rradhe nuk lejoi që të humbë pikë në teren vendas. Bogovinasit sulmonin që në fillim dhe pas disa aksioneve të pasuksesshme, në minutën e 11-të miqtë shkaktojnë penalti, ndërsa i saktë nga pika e bardhë tregohet Nebi Mustafi, që shënon për epërsi 1:0. Drita avansoi, mirëpo miqtë rrikthehen shpejtë dhe tre minuta më vonë mbrojtja vendase lejon Zarevskin të shëtisë në mbrojtje, ndërsa pasi Osmani i’u bashkangjit përgjumësisë së fazës defanzive, Nasevski nuk fal dhe realizon për 1:1. Vazhdimi i ndeshjes solli sulme të skuadrës vendase, të cilët kërkonin të rrikthejnë epërsinë e humbur në mënyrë naïve. Ndryshim nuk pati deri në katër minuta para fundit të pjesës së parë, kur Idrizi depërtoi në krahun e djathtë, pasoi në zonë për Stankovskin, i cili pasi lirohet bukur assiston drejt Miftarit, që realizon për 2:1. Pjesa e dytë solli futboll të hapur nga të dyja palët, ndërsa Drita për pak sa nuk avansoi në minutën e 47-të, kur goditja e Miftarit ndalet në traversë. Deri në fund të ndeshjes miqtë kishin disa tentime të pa suksesshme për të barazuar, ndërsa Drita me mençuri ruajti epërsinë e krijuar në pjesën e parë dhe në fund me meritë mori fitoren dhe tre pikët nga ky duel. Teteksi vazhdon fundosjen e sigurtë, pasi në kuadër të javës 8-të është mundur në teren të vet, me rezultatin 0:1 nga skuadra e Metalurgut. Momenti vendimtar ndodhi në minutën e 28-të, kur Maznov realizon për epërsi të miqve. Horizont Turnova vazhdon të shfaqet me formë të mirë në fillim të sezonit, pasi në terrenin vendas mundi skuadrën e Rabotniçkit me 3-0. Baldovaliev ishte hero i kësaj ndeshje, pasi realizoi gol në minutën e parë dhe atë të 50-të për të sjellë epërsi të sigurtë 2-0 për Horizontin. Ndërkohë në fund të përballjes, Vasilev vulosi fitoren bindëse të Horizont Turnovës, me 3-0, e cila vazhdon të jetë befasia më e këndshme në këtë sezon. Ndërkohë në Kërçovë, Napredoku arriti deri te 3 pikët e reja, pasi mundi Bregallnicën e Shtipit me 2-1. Ndërkohë derbi i madh mes Vardarit dhe Pelisterit solli momente të mira futbolli, katër gola, por edhe futje të fansave në fushë, rrahje të forta me policinë, ndërsa gjysmë lojë të tretë pati pas mbylljes së ndeshjes edhe atë nëpër rrugët e Shkupit. Sa i përket anës sportive, Vardari fitoi derbin e madh të javës së 8-të, duke mundur 3:1 Pelisterin. Vardari hapi rezultatin në mbyllje të fraksionit të parë me golin e shënuar nga Petrov në minutën e 44. Në pjesën e dytë Gllavevski në minutën e 51-të, arriti të barazojë në 1:1, ndërsa vendasit siguruan fitoren në çastet e fundit të takimit, kur së pari Tanevski në minutën e 87-të shënoi për 2:1, ndërsa tre minuta më vonë Kostovski vendosi rezultatin përfundimtar 3:1.

Përleshje të mëdha ndërmjet tifozëve në duelin Vardar-Pelister

Përballja e zhvilluar në Shkup, ndërmjet Vardarit dhe Pelisterit, përveç futbollit pati edhe anën e saj të erët, pasi u përcoll me përleshje të vazhdueshme të tifozëve. Si ‘Komitët’ ashtu edhe ‘Çkembarët’ nuk mund të mburren me sjelljen e tyre, krahas fakti që egoja e tyre i përmbush me përleshjet me policinë dhe me futjen e tyre në terrenin e arenës kombëtare “Filipi i dytë”. ‘Çkembarët’ që në arritjen e tyre në Shkup u përleshën me policinë, ndërsa trazirat e tyre vazhduan edhe në arritjen e tyre në parkun e qytetit dhe më pas edhe në stadium. Gjatë gjithë ndeshjes të dyja grupet e tifozëve nuk ndalën ofendimet e tyre të ndërsjellëta, ndërsa situata kulminacionin e arriiti në pushimin mes të dy pjesëve. Një fans vendas, anëtar i grupit ‘Komitët’ u fut në fushë afër tribunës së lindjes me qëllim që mysafirëve t’ua rrëmbejë një flamur të tyre. Megjithatë ai u pengua nga një futbollist rezervë i Pelisterit dhe pati një konflikt mes këtyre të dyve, pas së cilës “komitët” dhe “çkembarët” u futën në fushë dhe u krijua një situatë kaotike duke mbuluar terrenin. Pas 10 minutave situata u qetësua, por “çkembarët” u futën në konflikt me policinë e cila ishte në stadium dhe me këtë tensionet në stadiumin “Filipi i dytë” u rritën edhe më shumë. Gjithashtu u dëmtua një pjesë e pistës së atletikës, pasi më parë u hodhën shumë letra të cilat më vonë u ndezën nga rekuizitat e hedhur nga fansat vendas. Pas ndeshjes pati të tjera përleshje, kështu që mësohet se numri i tifozëve mysafirë të lënduar nuk është i vogël.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *