Home / Sport / Driton Halimi, ‘kumite’ (-30kg) 2001 zuri vendin e tretë.

Driton Halimi, ‘kumite’ (-30kg) 2001 zuri vendin e tretë.

“Unë doja vendin e parë, mirëpo ja që nuk arrita. Kisha fillim të mirë kundër garuesit nga Shqipëria, të cilin arrita ta mposht bindshëm, mirëpo më pas u desh të përballem me ‘vëllaun tim’ Abdurahimin. Shorti deshti që të përballemi njëri me tjetrin dhe pasi ai pati luftë më të mirë, unë i’a uroj fitoren. Ndërkohë shpresoj që në garat e ardhshme unë të kem paraqitje edhe më të mira dhe të arrij rrezultate pozitive”, deklaroi Driton Halimi.

KK Kamikaze paraqiti karateistin Driton Halimi nga Tetova, i cili në Struga Open 2012 zuri vendin e tretë. Megjithse pritej të jetë njëri prej kadidatëve për vendin e parë, Halimi para se gjithash duke patur një short të rëndë, në gjysmëfinale u desh të luftojë me Abdurahim Idrizin, kur në një duel spektakular dhe interesant, falë fatit më të madh sportiv, Idrizi avansoi në finale, ndërsa Halimi u desh të ndalet në luftën për vendin e tretë. Tetovari, Halimi në duelin e parë në ‘Struga Open 2012’ u përball me Isuf Bylikun nga Elbasani i Shqipërisë, duke fituar me rezultat bindës 5:0 dhe në këtë mënyrë avansoi për në raundin e rradhës. Aty kundërshtar i dytë i Driton Halimit ishte kampioni aktual Ballkanik, Abdurahim Idrizi, me të cilin si që cekëm më lartë, në një duel interesant Halimi humbi 8:0. Gjithsesi, paraqitja e Halimit ishte pozitive dhe ky djalosh me këtë rritëm duket se ëshët në rrugë të mbarë për t’u rritur në një karatesit cilësor. “Unë doja vendin e parë, mirëpo ja që nuk arrita. Kisha fillim të mirë kundër garuesit nga Shqipëria, të cilin arrita ta mposht bindshëm, mirëpo më pas u desh të përballem me ‘vëllaun tim’ Abdurahimin. Shorti deshti që të përballemi njëri me tjetrin dhe pasi ai pati luftë më të mirë, unë i’a uroj fitoren. Ndërkohë shpresoj që në garat e ardhshme unë të kem paraqitje edhe më të mira dhe të arrij rrezultate pozitive”, deklaroi Driton Halimi, i cili para se gjithash i falemenderohet trajnerit Mahir Ademit, i cili ka kontribut të madh në rezultatet e tij.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *