Home / Lajme / Maqedoni / DV: Nuk ka kthim ad-hok të vizave

DV: Nuk ka kthim ad-hok të vizave

17 tetor-
Mihael Harman, deputet i SPD konsideron se kërkesat për pezullimin e liberalizimit të vizave në masë të madhe janë populiste, por, thekson, shqetëson që nismëtarët munden kërkesën edhe ta realizojnë. Sipas tij, shifrat edhe nuk janë kaq dramatike, siç i prezantojnë disa, ndërsa problemi nuk do të zgjidhet me rivendosje të vizave.

Kërkesa e CDU-CSU për kthimin e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor, nga opozita dhe ekspertët në Gjermani interpretohen si popullizëm që shqetëson. Vlerësojnë se nisma është kundër arritjeve në BE dhe nuk zgjidhet ad-hok por me procedurë të gjatë dhe se situata me azilantët nuk është kaq shqetësuese siç paraqitet.

“Unë jamë shumë kundër kërkesave të ministrave të punëve të brendshme. Është rritur numri i romëve nga Maqedonia dhe Serbia që vijnë këtu, por numri më i madh kërkesat për azil refuzohen. Nëse shikohen shifrat, do të shihet se Gjermania sikur edhe deri më tani ka problem të vogël, siç kanë edhe shumë vende të tjera. Në Greqi për shembull azil-kërkuesit janë për 50 për qind më në numër. Por, për shkak të kësaj edhe problemet e vogla të brendshme që i kemi në asnjë rast nuk guxon t’u merret regjimi i lirë pa viza qytetarëve të Maqedonisë dhe Serbisë”, deklaroi për Dojçe Velen, Marieluize Bek, deputete në Bundestag nga Aleanca 90-Të gjelbër, e cila aktivisht merret me ngjarjet në Ballkan.

Bek duke u përkujtuar në lëvizjen e dikurshme të lirë nëpër botë të bartësve të pasaportave jugosllave, nuik e fsheh kënaqësinë që me liberalizimin qytetarët e Ballkanit në mënyrë afatgjate i shikon si pjesë të BE-së, të cilët mund të udhëtojë lirisht. Sipas saj “është a papërgjegjshme që kjo arritje e rëndësishme në politikën e jashtme është sjellur në rrezik për shkak të dritëshkurtësisë së politikës së brendshme”. Bek shpreson se BE-ja nuk do ta pranojë kërkesën me të cilën, siç vlerëson, sërish do të lëkundej stabiliteti i Ballkanit.

Mihael Harman, deputet i SPD konsideron se kërkesat për pezullimin e liberalizimit të vizave në masë të madhe janë populiste, por, thekson, shqetëson që nismëtarët munden kërkesën edhe ta realizojnë. Sipas tij, shifrat edhe nuk janë kaq dramatike, siç i prezantojnë disa, ndërsa problemi nuk do të zgjidhet me rivendosje të vizave.

Edhe Marei Pelce nga ProAzil kërkesën për vendosje të sërishte të vizave e konsideron si populizëm të pastër. Sipas saj, marrëveshjet janë të tilla që në përgjithësi liria e vizave mund të pezullohet, por në aspektin diplomatik kjo do të ishte mjaft e gabuar, për shkak se bëhet fjalë për kandidate për anëtarësim në BE.

Dr. Oliver Shvarc, ekspert për politikën e jashtme evropiane nga Universiteti Dizburg-Esen përkujton se “vala dimërore e azil-kërkuesve” nga Ballkanit nuk është dukuri e re dhe se politikanët me të merren sidomos në periudhë parazgjedhore.

“Kësaj radhe bëhet fjalë për iniciativë të përbashkët të belgjikës, Holandës, Luksemburgut, Francës, Austrisë dhe Gjermanisë. Këto gjashtë vende vetë faktikisht nuk munden ta ndryshojnë atë që juridikisht është kontraktuar në Bashkimin Evropian. Nevojitet procedurë e rregullt, e cila kërkon prononcim të të gjitha parlamenteve dhe pajtueshmëri të 27-të shteteve. Këshilli ministror nuk mundet vetë të miratojë vendim të këtillë, që do të thotë se ka procedurë të gjatë, e cila më herët mund të zbatohet në një vit”, konsideron Shvarc.

Ai thekson se regjimi i lirë pa viza është element qendror i të drejtave dhe lirive evropiane dhe të strategjisë për zgjerim të Komisionit Evropian. Shvarc është kategorik se për shkak të azilantëve nuk duhet të vihet në pikëpyetje e arriturat, sidomos nëse kihet parasysh procesi i ngadalësuar i zgjerimit, për shkak të së cilës si instrument i rëndësishëm strategjik për afrimin e njerëzve, KE-ja i dha edhe lehtësimet e regjimit pa vi

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *