Home / Lajme / Maqedoni / Edhe një vetëvrasje në Tetovë

Edhe një vetëvrasje në Tetovë

16 tetor-Nga burri dhe pjesëtarët e tjerë të familjes është kryer parafina ndërsa me urdhër të gjykatësit hetues trupi i D.S është dërguar për obduksion”, njoftoi policia e Tetovës. Kjo është vetëvrasja e shtatë në Pollog brenda nëntë muajve

Të dielën rreth orës 15 e 20 minuta, në hapësirën e nënkulmit në shtëpinë e saj në Tetovë është vetëvrarë 27 vjeçarja (D.S). Me pistoletën e burrit të saj “CZ” të kalibrit 9 milimetër, ajo ka shtënë një plumb në kokë dhe nga plaga e marrë ka ndruar jetë në vend, njofton Policia e Tetovës.Pas paraqitjes së rastit, është kryer hetim në vendin e ngjarjes nga ana e SPB-së në Tetovë, gjykatësit hetues dhe prokurorit publik me çrast është gjetur pistoleta me 13 plumba në karikator. Poashtu në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë, një letër e shkruar dhe një stilolaps të cilët janë marrë dhe do të analizohen. Nga burri dhe pjesëtarët e tjerë të familjes është kryer parafina ndërsa me urdhër të gjykatësit hetues trupi i D.S është dërguar për obduksion”, njoftoi policia e Tetovës. Kjo është vetëvrasja e shtatë në Pollog brenda nëntë muajve.TV KOHA

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *