Home / Lajme / Maqedoni / Edhe USHT me sallë sporti

Edhe USHT me sallë sporti

4 tetor-i informoi se në drejtim të zhvillimit të sportit universitar dhe sigurim të kushteve për të sportuar dhe mbajtje të mësimit të kulturës fizike Qeveria ka marrë vendim të mbështesë ndërtimin e dy sallave sportive në rrethin e Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” dhe Universitetit Shtetëror të Tetovës.

Vendim për ndërtimin e 100 fushave më shumë dedikuese në 70 komuna në Maqedoni dhe për mbështetje për ndërtimin e dy sallave sportive në rrethin e Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup dhe Universitetit Shtetëror të Tetovës, ka marrë Qeveria në seancën e kaluar.

“Çdo fushë më shumë dedikuese do të sigurojë kushte për të sportuar dhe rekreim në më shumë disiplina sportive – futboll i vogël, basketboll, hendboll… Fushat do të vendosen në dispozicion për të gjithë qytetarët për të sportuar, rekreuar dhe për garime. Ato do të mund t’i shfrytëzojnë të gjithë falas dhe do të jenë vend për grumbullim dhe shoqërim të gjeneratave të reja dhe bazë për krijim të rinisë së shëndoshë dhe parandalim nga veset e jetesës moderne”, tha në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi i Qeverisë Aleksandar Gjorgjiev.

Ai shtoi se njëqind fushat më shumë dedikuese do të ndërtohen në mbi 70 komuna pavarësisht, siç theksoi, nga madhësia e tyre, shkalla e urbanizmit, përkatësisë politike të kryetarit të komunës ose përbërjes etnike të popullatës. Prej tyre 25 do të ndërtohen në Shkup dhe rajonin e saj, ndërsa 75 të tjerat gjysma në pjesën lindore, gjysma në pjesën perëndimore të Maqedonisë.

Për realizimin e këtij projekti Qeveria i ka aprovuar Agjencisë për sport dhe të rinj të shpallë procedurë për zgjedhje të operatorit ekonomik për ndërtim të fushave. Pas përfundimit procedurës do të fillojë me ndërtim fizik të fushave. Pritet që me etapa dhe në faza do të lëshohen në përdorim fusha në afat prej dy vite. Fushat e para pritet të jenë të gatshme në muajt e parë të vitit të ardhshëm.

Ai informoi se në drejtim të zhvillimit të sportit universitar dhe sigurim të kushteve për të sportuar dhe mbajtje të mësimit të kulturës fizike Qeveria ka marrë vendim të mbështesë ndërtimin e dy sallave sportive në rrethin e Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” dhe Universitetit Shtetëror të Tetovës. Qeverisë do të marrë pjesë me mjete financiare në ndërtimin e këtyre sallave, ndërsa modaliteti i pamjes do të përcaktohet në konsultim me universitetet.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *