Home / Lajme / Maqedoni / Eksperiencat sllovene për administratën në Maqedoni

Eksperiencat sllovene për administratën në Maqedoni

29 tetor-Ministri Bejta shprehi dëshirë që këtë ligj Sllovenia ta ndajë me Maqedoninë, pasi ai të finalizohet. Eksperienca e mënyrës së menaxhimit të kompetencave në arsim dhe shëndetësi në Slloveni, janë pika për të cilat u bisedua dhe prej të cilave Maqedonia mund të ketë dobi. Gjithashtu, të dy Ministrat shkëmbyen informata për zhvillimin rajonal, për të cilin Republika e Sllovenisë ndan mjete të mëdha.

Ministri i Vetqeverisjes lokale Nevzat Bejta sot ka pritur në një takim ministrin e Drejtësisë dhe administratës publike të Sllovenisë, Senko Pliçaniç dhe ambasadori i Republikës së Sllovenisë, Branko Rakovec.

Gjatë këtij takimi u shkëmbyen eksperienca për zhvillimin e pushtetit lokal, për të cilin Republika e Sllovenisë është duke përpiluar ligj të ri për bashkimin e shërbimeve publike në komunat, si përgjigje e krizës ekonomike.

Ministri Bejta shprehi dëshirë që këtë ligj Sllovenia ta ndajë me Maqedoninë, pasi ai të finalizohet. Eksperienca e mënyrës së menaxhimit të kompetencave në arsim dhe shëndetësi në Slloveni, janë pika për të cilat u bisedua dhe prej të cilave Maqedonia mund të ketë dobi. Gjithashtu, të dy Ministrat shkëmbyen informata për zhvillimin rajonal, për të cilin Republika e Sllovenisë ndan mjete të mëdha.

Republika e Maqedonisë dhe Republika e Sllovenisë kanë nënshkruajtur Memorandum për bashkunim në vitin 2009, nëpërmjet të cilit janë realizuar një numër i madh aktivitetesh në fushën e decentralizimit, zhvillimit rajonal dhe programet ndërkufitare nga BE. Zbatimi i këtij Memorandumi vazhdon me aktivitete dhe shkëmbim të eksperiencave.

Ministri Pliçanin e ftoi Ministrin Bejta për vizitë të Sllovenisë deri në fund të vitit 2012, ku do të mund drejtpërsëdrejti të shihen praktikat e mira të pushtetit lokal dhe zhvillimit rajonal në Slloveni, prej të cilëve Maqedonia mund të ketë dobi të madhe.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *