Home / Lajme / Maqedoni / El Hilal mbajti Kuvendin raportues

El Hilal mbajti Kuvendin raportues

7 tetor-Ai theksoi se vizioni i El Hilalit nuk përfundon në vitin 2011 dhe se me përkushtim të njëjtë, transparencë dhe unitet do të vazhdojnë edhe më tej veprimet e planifikuara fisnike në El Hilal, gjithnjë në funksion të zhvillimit konstant të organizatës dhe ngritjes së ndjenjës për humanitet, si dhe nevojës së patjetërsueshme për ruajtjen e vlerave civilizuese.

Organizata humanitare El Hilal mbajti dje në Shkup Kuvendin e vet të rregullt vjetor, ku pos anëtarëve të këtij organi më të lartë të El Hilalit, morën pjesë edhe kryetarët e degëve dhe anëtarët e Këshillit mbikëqyrës.

Në këtë mbledhje u shqyrtuan dhe u miratuan raportet vjetore të punës për vitin 2011, që ishte i rëndësishëm për faktin që ishte vit jubilar, përkatësisht ishin mbushur 20 vjet nga ekzistimi i kësaj organizate joqeveritare më me renome dhe më e vjetër në Maqedoni, thuhet në komunikatën e El Hilalit.

Duke iu drejtuar anëtarëve të pranishëm të El Hilalit, kryetari Behixhudin Shehapi në ekspozenë e tij pos të tjerash theksoi se 20 vjetori i El Hilalit ishte një shtytje shtesë për të gjithë vullnetarët që në vitin raportues 2011 të realizohen rezultate të jashtëzakonshme në aktivitetet programore dhe jashtë-programore, ku vetëm në projektin e Kurban Bajramit morën ndihmë gjithsej 4800 shfrytëzues.

Ai theksoi se vizioni i El Hilalit nuk përfundon në vitin 2011 dhe se me përkushtim të njëjtë, transparencë dhe unitet do të vazhdojnë edhe më tej veprimet e planifikuara fisnike në El Hilal, gjithnjë në funksion të zhvillimit konstant të organizatës dhe ngritjes së ndjenjës për humanitet, si dhe nevojës së patjetërsueshme për ruajtjen e vlerave civilizuese.

Kuvendi miratoi edhe Programin e punës dhe të zhvillimit të organizatës, ku ishin inkorporuar edhe konceptet e reja për ardhmërinë e El Hilalit. Ky kuvend po ashtu mori vendim që zgjedhjet e rregullta nëpër degë, pas të cilave do të konstituohet Kuvendi i El Hilalit, të përfundojnë deri në vitin e ri

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *