Home / Sport / EL: Interi fiton në çastet e fundit

EL: Interi fiton në çastet e fundit

Rodrigo Palacio ka shënuar dy minuta para fundit të takimit për t’i dhënë Interit fitore në ndeshjen si nikoqir i Partizanit të Beogradit në Europa League.

Mysafirët nga Serbia ishin më kërkues në pjesën e parë dhe patën disa raste shënimi, por Nerazzurrët nuk lejuan befasi.

Vendasit ndryshuan ritëm dhe ishin më sulmues në pjesën e dytë, me Antonio Cassano dhe Diego Milito që humbën disa raste të mira shënimi.

Goli i fitores për ekipin e trajnerit Andrea Stramaccioni erdhi në minutën e 88-të përmes Rodrigo Palacio.

Me tre pikët e reja Interi ndan kreun e grupit H me shtatë pikë, sa ka edhe Rubin Kazani.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *