Home / Sport / ELCLASIKO E VËRTET

ELCLASIKO E VËRTET

Me rezultat të barabartë prej 2-2 ka përfunduar kryendeshja botërore e futbollit që është zhvilluar të dielën mbrëma në Camp Nou mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Rivalët e përbetuar zhvilluan një pjesë të parë të fokusuar kryesisht në mesfushë, me pak raste shënimi, në të cilën u realizuan dy gola – nga një për secilën skuadër.

Ishte skuadra mysafire ajo që kaloi e para në epërsi. Karim Benzema dërgoi një top në drejtim të Cristiano Ronaldos dhe portugezi i heshti tifozët katalunas me shprehjen “Unë jam këtu” (23’). Një tjetër rekord i ‘numrit 7’ të Los Blancos, pasi ky ishte goli i gjashtë radhazi i shënuar në ‘el Clasico’.

Shumë shpejtë Mbretërit kanë mundur ta dyfishojnë epërsinë, kur Benzema goditi shtyllën, ndërsa Di Maria gjuajti jashtë porte.

Pas një reagimi të dobët në mbrojtje nga Pepe, Lionel Messi e shfrytëzoi momentin për t’ua bërë të ditur mysafirëve se ai është aty dhe për ta barazuar rezultatin (31’).

Vendasit e filluan më mirë gjysmën e dytë duke u përpjekur ta impononin lojën e tyre.

Futbollisti që mban epitetin e më të mirit në botë, Leo Messi, ekzekutoi një gjuajtje të lirë fantastike për ta lënë të shtangur Casillasin dhe për t’i dërguar në ekstazë të pranishmit në Camp Nou (61’). Ky ishte goli i 100-të i argjentinasit në La Liga i shënuar në Camp Nou dhe i gjashti kundër Real Madridit në këtë stadium. Ndërkaq, me këtë gol arrin në shifrën prej 17 golash në ‘el Clasico’, vetëm një më pak se rekorderi Alfredo Di Stefano.

Mirëpo, si gjithmonë, aty është rivali që quhet Cristiano Ronaldo. Portugezi pranoi një superpasim të Mesut Oezil për t’u thënë edhe njëherë tifozëve blaugranë, “qetësohuni se unë jam këtu”.

Në vazhdim, të dyja palët u përpoqët që ta realizonin golin e fitores, mirëpo në fund u desh të pajtoheshin me barazim.

Barcelona vazhdon të mbajë kreun e tabelës (19 pikë) me tetë pikë më shumë se Real Madridi (11 pikë) që zë vendin e pestë, me pikë të barabarta me Mallorcan dhe Sevillan që pozicionohen nën të.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *