Home / Sport / Eshli Kol pranë largimit nga Çelsi

Eshli Kol pranë largimit nga Çelsi

Eshli Kol është bërë gati t’i japë lamtumirën Çelsit në fund të këtij sezoni pasi nuk ka pranuar rinovimin me klubin londinez.

Sipas gazetës “Daily Mail”, lojtari u ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se nuk do të hedhe firmën në një rinovim njëvjeçar, pavarësisht kushteve financiare, ndërsa në janar do të fillojë bisedimet me klube të tjera, mes të cilave përfshihen Real Madrid dhe Paris Sent Zhërmen.
Mbrojtësi i majtë, i grumbulluar aktualisht me përfaqësuesen angleze, është viktimë e sistemit të ri të kontratave në klubin e Çelsit, ku nuk ofrohen rinovime më të gjata se për një sezon për lojtarët që kalojnë moshën 30 vjeçare.
Nëse 31 vjeçari Kol dhe 34 vjeçari Lamaprd, që është gjithashtu në fundin e kontratës së tij, largohen nga Çelsi, atëherë kjo do të thotë se Roman Abramoviç ka ndër mend të shpërbëjë plotësisht ekipin me të cilin fitoi Ligën e Kampioneve. Presidenti rus u bëri të qartë lojtarëve të tij se ata ishin përgjegjësit e shkarkimit të Andre Vijas Boas gjatë vitit të kaluar, ndërsa asokohe u tha të gjithëve se e ardhmja e tyre ishte në dyshim, por më pas të njëjtët lojtarë fituan Ligën e Kampioneve dhe Kupën FA.
Pavarësisht këtij suksesi, Abramoviç duket se po insiston në planin e tij për të larguar “veteranët” dhe këtë e bëri të qartë që në fundin e sezonit të kaluar, kur klubi nuk i afroi Didier Drogba një kontratë afatgjatë, por vetëm për një tjetër sezon.
Çështja e Lampard duket e kuptueshme, pro ajo e Kol ka shkaktuar habi, pasi mbrojtësi është vetëm 31 vjeç dhe nga shumë trajnerë cilësohet si futbollisti më i mirë në botë në pozicionin e tij.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *