Home / Lajme / Maqedoni / Eurosuper BS-98 rritet për gjysmë denari, dizeli për dy denarë

Eurosuper BS-98 rritet për gjysmë denari, dizeli për dy denarë

Shkup, 22 tetor 2012 Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror në periudhën e kaluar 14-ditëshe arrinte 114,099 për fuçi dhe është për 3,02 për qind më i lartë nga çmimi mesatar i naftës së papërpunuar, sipas së cilës janë formuar çmimet vijuese të derivatve të naftës.

Prej sonte në mesnatë rritet çmimi i benzinës për gjysmë, ndërsa i dizelit për dy, respektivisht dy denarë e gjysmë.

Sipas vendimit të Komisionit rregullator të energjetikës, i pandryshuar mbetet çmimi i Eurosuper BS-95, ndërsa çmimi i ri i Eurosuper BS-98 do të jetë 85 denarë për një litër. Eurodizeli do të shitet për 73,50 denarë, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri për 62,5 denarë për litër. Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS ulet dhe do të jetë 43,280 denarë për kilogram.

Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror në periudhën e kaluar 14-ditëshe arrinte 114,099 për fuçi dhe është për 3,02 për qind më i lartë nga çmimi mesatar i naftës së papërpunuar, sipas së cilës janë formuar çmimet vijuese të derivatve të naftës.

Kursi i denarit në krahasim me dollarin në periudhën e kaluar 14-ditëshe është për 0,70 për qind më i ulët nga kursi i dollarit, sipas të cilit janë formuar çmimet.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *