Home / Sport / Falcao: Ta ruajmë fokusin

Falcao: Ta ruajmë fokusin

Sulmuesi kolumbian, Radamel Falcao, ka kërkuar nga bashkëkombësit e tij të mbeten të fokusuar derisa vazhdojnë rrugën drejt kualifikimit për në kupën botërore Brazili 2014.

Sulmuesi i Atletico Madrid ishte çelësi i fitores së mbrëmshme 2-0 ndaj Paraguait, duke shënuar të dy golat.

“Falë Zotit golat e mi na e sollën fitoren, por ishte një punë e të gjithë ekipit, andaj jam shumë i kënaqur me fitoren dhe golat”.

“Synimi jonë është Kupa Botërore dhe ajo është ende larg. Ne duhet të vazhdojmë me të njëjtin intensitet dhe mentalitet për ta arritur qëllimin”, ka thënë 26-vjeçari.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *