Home / Lajme / Maqedoni / Familja Zendeli me shtëpi të re

Familja Zendeli me shtëpi të re

Poashtu mund të them se ky është një nga investimet më të mëdha si kryetarë komune që është bërë me taksat e qytetarëve e Tetovës dhe me këtë rast falënderoj edhe qytetarët e Tetovës që me taksat e tyre mundësuan që kjo familje të ketë shtëpinë e saj, tha në mes tjerash kryetari Bexheti gjatë vizitës në shtëpinë e re të familjes Zendeli nga Tetova.

-Familja 21 anëtarëshe Zendeli nga Tetova, sërish është rikthyer në shtëpinë e tyre por tani krejtësisht të rregulluar. Ata ngelën pa kulm mbi kokë kur një zjarr që shpërtheu në shtëpinë e 5 vëllezërve i la ata pa streh mbi kokë.
Shtëpia u rregullua falë ndihmës së komunës në bashkëpunim me këshillin e komunës së Tetovës me ç`rast kësaj familje iu ndanë 80 mijë euro. Të mërkurën familjen Zendeli e ka vizituar kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti, i cili tha se bëhet fjalë për një ndihmë më të madhe që deri tash ai si kryetarë komune ka dhënë edhe atë krejt me taksa të qytetarëve për çka edhe shprehu mirënbjohje për qytetarët e Tetovës.
“Kam nderin që në emër të komunës dhe këshillit komunal sot të dorëzojë shtëpinë e re për familjen Zendeli e cila shtëpi u dogj tërësisht në fillim të këtij. Viti. Poashtu mund të them se ky është një nga investimet më të mëdha si kryetarë komune që është bërë me taksat e qytetarëve e Tetovës dhe me këtë rast falënderoj edhe qytetarët e Tetovës që me taksat e tyre mundësuan që kjo familje të ketë shtëpinë e saj”, tha kryetari Bexheti. Ndërkaq Hasan Zendeli është shprehur falënderues ndaj komunës dhe këshillit që ndihmoi familjen e tyre që mos ngelin në rrugë. “Shprehim falënderimet tona ndaj kryetarit të komunës dhe këshillit që na doli në ndihmë sepse vetë ne si familje nuk kishim mundësi që të rindërtonim shtëpinë. 21 anëtarë është familja jonë dhe të gjithë ngelëm në rrugë, por falë angazhimit të komunës ne sërish jemi me shtëpi krejtëissht të re”, tha Hasan Zendeli. Familjari tjetër Ekrem Zendeli thotë se pas djegies së shtëpisë ata kishin ngelur pa vendbanim dhe pa klum mbi kokë por falë kësaj ndihme sipas tijsot ata gëzojnë shtëpinë e tyre.“Ne i kishim humbur shpresat se shtëpia sërish do të rregullohet dhe e vetmja zgjidhje ishte tek komuna dhe ajo na ofroi ndihmë. Shtëpia është tërësisht e rregulluar për banim dhe tash e tutje do të kemi kulmin tonë duke falënderuar komunën”, tha Ekrem Hasani familjarë
Kreu i komunës së Tetovës tha se me qëllim shtëpia është dorëzuar në prag të festës së Kurban Bajramit që edhe kjo familje këtë festë ta presë në shtëpinë e tyre të rrregulluar tërësisht. Ndryshe, më 26 mars të këtij viti në orët e mëngjesit familja 21 anëtarëshe Zendeli nga Tetova kishte mbetur pa streh pasi shtëpia në të cilën jetonin 5 vëllezërit ishte shkrumbuar nga një zjarr si pasojë e defektit të rrymës elektrike. TV KOHA
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *