Home / Sport / Ferrari mohon “para-kontratën” me Vettel

Ferrari mohon “para-kontratën” me Vettel

Presidenti i Ferrarit, Luca di Montezemolo, ka hedhur poshtë spekulimet se Sebastian Vettel do t’i bashkohet skuadrës italiane në fund të sezonit 2013.

Felipe Massa pritet të nënshkruajë marrëveshje njëvjeçare për të mbetur me Ferrarin sezonin e ardhshëm, me BBC që raportoi se ai do të zëvendësohet nga Vettel më pas.

Spekulimet se gjermani ka një para-kontratë me Ferrarin po qarkullojnë për tashmë disa muaj, por Di Montezenolo ka mohuar ato, duke thënë se ai dëshiron një numër një (që është Fernando Alonso) dhe një numër 2 (Fipipe Massa) në skuadër.

“Gjithmonë kam thënë se nuk dua dy gjela në kotec. Nuk më pëlqen kjo dhe do të krijonte jostabilitet në skuadrës”, ka thënë Montezemolo për Radio1.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *