Home / Lajme / Maqedoni / Festa e Kurban Bajramit demonstron dashurinë, respektin dhe nënshtrimin ndaj porosove hyjnore

Festa e Kurban Bajramit demonstron dashurinë, respektin dhe nënshtrimin ndaj porosove hyjnore

Shkup, 24 tetor 2012- “Kurbani paraqet flijimin për çështje madhore, përkushtimin ndaj idealeve dhe arritjen e kënaqësisë së përhershme të Krijuesit të gjithësisë”, ka vijuar më tej Ebibi.

Festa e Kurban Bajramit demonstron dashurinë, respektin dhe nënshtrimin ndaj porosive hyjnore. Shpirti i kësaj feste është mishërim i realitetit të cilin e jetojmë, i sinqeritetit dhe i përkushtimit tonë ndaj vlerave humane.

Kështu fillon mesazhi i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) për festën e madhe të myslimanëve, i lexuar sot nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, doc. dr. Faredin Ebibi, në emër të kryetarit të këtij institucioni, Sulejman Rexhepi.

“Kjo festë, fton të gjithë besimtarët të jenë të arsyeshëm, të reflektojnë kthimin e sinqertë në parimet e Fesë Islame, të kultivojnë vlera humane dhe njerëzore ndaj të gjithëve, me theks të veçantë ndaj të afërmve, fqinjëve dhe ndaj gjithë atyre që kanë nevojë. Shoqëria jonë sot, më shumë se çdo herë tjetër, ka nevojë që t`i drejtohet Zotit, t’i kthehet besimit dhe fesë, pese neglizhenca dhe moskujdesi ndaj mësimeve Hyjnore, na shpie në humbje dhe në degjenerim të vlerave shoqërore dhe njerëzore në përgjithësi”, ka theksuar Ebibi.

Festa e Kurban Bajramit, ka vijuar ai, paraqet në mënyrë simbolike sakrificën, përkatësisht kurbanin, akt ky i cili ngërthen në vete kuptime sublime me efekte pozitive gjithëpërfshirëse.

“Kurbani paraqet flijimin për çështje madhore, përkushtimin ndaj idealeve dhe arritjen e kënaqësisë së përhershme të Krijuesit të gjithësisë”, ka vijuar më tej Ebibi.

Ai ka thënë më tej se festa ndërlidhet me disa procese, të cilët i përkasin rëndësisë së veçantë shikuar nga këndvështrimi Islam; ndërlidhet me kryerjen e konditës së pestë – me Haxhin; i cili tubon me miliona besimtarë nga të gjitha vendet e botës në një vend, në tokën e shenjtë të Arafatit, pjesë e të cilës janë edhe hanxhinjtë e vendit tonë, ku të gjithë të bashkuar me lutje të shumta i drejtohen Krijuesit të Gjithësisë.

“Kjo festë ndërlidhet me një ngjarje të para erës sonë, përkatësisht me veprën madhore të Ibrahimit alejhis-selam, i cili dëshiroi të flijojë djalin e tij, Ismailin alejhis-selam për hir të Allahut xh.sh.; ndërlidhet po ashtu edhe me përfundimin e shpalljes së Kur’anit fisnik – të librit të fundit hyjnor. Kjo festë paraqet konceptin e Fesë Islame mbi unitetin, i cili duhet të ishte funksional, praktikisht të dëshmohet në jetën e përditshme, të manifestohet gjithandej ku jetojnë dhe veprojnë myslimanët. Ndërkohë, motivon sensibilizimin e vazhdueshëm të unifikimit të qëndrimeve në ballafaqim me sfida dhe në zgjidhjen e konteksteve eventuale me mençuri, me urtësi, në frymën e tolerancës dhe udhëzimeve hyjnore”, ka nënvizuar Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame Faredin Ebibi. Foto marre nga ZHurnal.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *