Home / Lajme / Maqedoni / Festivali i poezisë ‘Ditët e Naimit’, gati për edicionin e 16-të

Festivali i poezisë ‘Ditët e Naimit’, gati për edicionin e 16-të

16 tetor-“Më pas poetët do shkojnë në teqenë Arabati Baba, ku do priten nga përfaqësuesit shpirtërorë të këtij komuniteti. Më pastaj poetët do nisen për në qytetin e Prizrenit ku edhe do organizohet një orë letrare me titull ‘Poetë dhe Vargje’”, ka thënë Emërllahu.

Edicioni i 16-të i festivalit ndërkombëtar të poezisë “Ditët e Naimit” do të gjejë vend në tri qytete shqiptare. Dhjetëra poetë nga vende të ndryshme të botës do të bëhen bashkë në Tetovë, në ditën e 18-të të këtij muaji, ku edhe do të nisë edicioni i sivjetmë i këtij festivali. Për dy ditë të tjera, festivali do të zhvendoset në qytetin antik të Prizrenit, ndërsa nata finale e festivalit 4-ditor do të mbahet në kryeqytetin e Kosovës.

Sipas programit, në natën e parë Drejtoria e Festivalit, së bashku me anëtarin e nderit të shpallur tashmë, veprimtarinë e shquar Adem Demaçi, dhe me rektorin e Universitetit Shtetëror të Tetovës, do të vendosin kurora lulesh para shtatores së shkrimtarit rilindas Naim Frashëri, e më pas në foajenë e Shtëpisë së Kulturës do të hapin ekspozitën tradicionale me emrin “Pelikan” të piktorit Miftar Memeti. Ekspozita mban titullin “100 vjet pavarësi”.

“Në sallën e madhe të Shtëpisë së Kulturës do të hapet edicioni i 16-të i festivalit ndërkombëtar të poezisë ‘Ditët e Naimit’”, ka bërë të ditur Shaip Emërllahu, drejtor i këtij festivali.

Sipas tij, në ditën e dytë, në amfiteatrin e USHT-së, do të ndahet edhe çmimi për laureaten e sivjetme, shkrimtaren Tua Forstrom.

“Më pas poetët do shkojnë në teqenë Arabati Baba, ku do priten nga përfaqësuesit shpirtërorë të këtij komuniteti. Më pastaj poetët do nisen për në qytetin e Prizrenit ku edhe do organizohet një orë letrare me titull ‘Poetë dhe Vargje’”, ka thënë Emërllahu.

Edicioni i sivjetmë, financiarisht përkrahet nga ministritë e kulturës, të Maqedonisë dhe të Kosovës, ndërsa ajo organizohet në kuadër të manifestimeve të 100 vjetorit të shtetit shqiptar.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *